Agjencia Zhurnal.mk
Bota

“Shkak për luftë”/ Turqia reagon ashpër ndaj deklaratave të Greqisë për zgjerim të territorit

Deklaratat e ministrit të Jashtëm dhe kryeministrit Mitsotakis se Greqia ka të drejtën të zgjerohet me 12 milje në jug dhe lindje të Kretës, kanë shkaktuar reagim të madh në Turqi.

Ankaraja e konsideron vijë të kuqe zgjerimin në detin Egje pasi në fakt kjo është edhe zona ku kohët e fundit dy shtetet kanë pasur përplasje të mëdha.

“Skandaloze” dhe “provokuese”. Kështu janë hapur mediat turke ditën e sotme duke iu referuar deklaratave të Dendias. Madje shkohet deri aty sa të thuhet se zgjerimi me 12 milje i Greqisë në detin Egje është një akt lufte.

“Qasje provokative e Greqisë. Turqia të kujton “casus belli””, shkruan Milliyet duke shtuar se fjalë e Dendias minojnë bisedimet mes dy palëve më 25 janar në Stamboll.

“Vendimi i Greqisë fillon një luftë”, shkruan gazeta Yeniça. “Shkak për luftë. Lëvizje ekstreme në Mesdheun Lindor nga Greqia pak përpara bisedimeve”, shkruan Takvim.

Ditën e sotme Greqia pritet të miratojë në Parlament projektligjin për zgjerimin e hapësirës detare nga 6 milje në 12 në Egjeun Qëndror dhe Jon.

Në vitin 1995 Asambleje Kombëtare Turke paralajmëroi unanimisht Greqinë me një “casus belli” nëse Greqia zgjerohet me 12 milje në detin Egje.

Postime të ngjashme

Libia duket me shpresë të zymtë për një lider të ri

S.B.

Gjermania, shënjestër kryesore e dezinformimit rus

S.B.

Meksikë, në 5 vitet e fundit janë vrarë 17.715 gra

S.B.

Afganistani merr dozat e para të vaksinës nga COVAX

S.B.

Estonia planifikon një izolim të plotë

S.B.

Mijëra qytetarë detyrohen të largohen nga Tigray

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...