Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Shkaku i Bullgarisë, Shqipëria le pas Maqedoninë e V. në rrugën drejtë BE-së

Shkup, 8 mars, Zhurnal.mk – Pretendoni se pozicionet e forta bullgare në lidhje me Maqedoninë nga dita në ditë në mënyrë plotësuese po betonohen, që është vetëm konfirmim se Bullgaria nuk ka për qëllim për asnjë çmim të heq dorë nga kërkesat e veta iracionale për historinë, identitetin dhe gjuhën e maqedonasve, ashtu që gjithnjë e më e sigurt është se vendi do të mbetet në dhomën e pritjes evropiane më gjatë se sa pritej.

UE do ta trajnojë kapacitetin e saj absorbues me Shqipërinë

Zhvillimi i ngjarjeve në mënyrë plotësuese e komplikon situatën e Ballkanit dhe e prishë imazhin e Unionit Evropian, i cili tani në sytë e vendeve-kandidate dhe aspirantëve të ardhshëm për anëtarësim në Union po përjetohet si partner i pabesueshëm që nuk e plotëson premtimin, dhe nga këto arsye nuk është e përjashtuar mundësia që Shqipëria të jetë e ndarë nga pakoja me Maqedoninë dhe vetë t’i fillojë negociatat, me çka UE do të dërgojë mesazh deri te të tjerët se procesi i zgjerimit nuk është i vdekur, por njëkohësisht do të bëjë edhe shtypje mbi Maqedoninë që sa më shpejtë ta zgjidhë kontestin me Bullgarinë.

Në këtë drejtim mund të sqarohen ngjarjet e fundit me anulimin e mbledhjes së rregullt për stabilizim dhe asocim me Maqedoninë që duhej të mbahet kah fundi i shkurtit, por njëkohësisht edhe mbajtja e një mbledhje të këtillë me Shqipërinë në të cilën u theksua se Shqipëria duhet t’i fillojë negociatat me Unionin.

“Është shumë e rëndësishme të japim sinjal se Shqipëria është e aftë dhe i plotëson kriteret në terren, në fushën e sundimit të ligjit dhe fushat tjera, reformat në drejtësi janë thelbësore dhe mundem të përcjellë se vlerësimi jonë i përbashkët, me procesin e vetingut dhe emërimin e gjykatësve në Gjykatën Kushtetuese, deri te vendet-anëtare të UE është se të gjitha kushtet janë plotësuar për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare – theksoi kohët e fundit Varheji.

U kthye rrota, tani Shqipëria është më përpara nga Maqedonia, duke iu falënderuar Bullgarisë?

Disa nga analistët me të cilët u konsultuam nuk e përjashtojnë mundësinë UE t’i ndajë dy vendet vetëm që të tregojë se zgjerimi i shteteve nga Ballkani Perëndimor edhe më tej është në lojë, edhe pse mendojnë se Unioni nuk do të vendosë për një hap të tillë.

“Deri tani përpjekjet për ndarjen e dy vendeve kanë hasur në rezistencë te një pjesë e vendeve-anëtare. Fillimisht donin që Maqedonia të fillojë negociata, ndërsa Shqipëria të mbetet dhe besoj se edhe tani do të mbetet njëjtë. Mendoj se këto vende-skeptike të zgjerimit të UE do ta shfrytëzojnë edhe njërën edhe tjetrën variant ta ngadalësojnë procesin, ashtu që mbrapa insistimit të tanishëm të tyre Maqedonia dhe Shqipëria të shkojnë në pako fshihet mënyrë diplomatike sërish të shtyhet dhe të komplikohet procesi i zgjerimit, ndërsa më pas të fshihet dukshëm mbrapa disa principeve. Shtypje për ndarjen e dy vendeve ekziston, por dyshoj se do të ndodhë një gjë e atillë”, thotë Marko Troshanovsk drejtor i Institutit për Demokraci,

Sipas tij, bëhet fjalë për loja politike që tërhiqen nëpër gjithë procesin e zgjerimit, duke mos llogaritur meritat reale të vendit-kandidat.

Me qëndrim të ngjashëm është edhe ish-diplomati Dragan Janjatov, i cili thotë se teorikisht është e mundur të ndahen dy vendet në procesin e anëtarësimit.

“Teorikisht është e mundur që Maqedonia dhe Shqipëria të ndahen në procesin e anëtarësimit, por mendoj se nuk do të shkohet deri në atë ekstrem. Së pari Maqedonia e tërhiqte Shqipërinë, ndërsa tani do të duhet Shqipëria ta tërheqë Maqedoninë dhe në këtë është paradoksi. Mendoj se UE nuk do të shkojë në këtë solucion sepse ajo në mënyrë plotësuese do ta demotivonte Maqedoninë, ndërsa edhe më tepër do ta inkurajonte Bullgarinë të jetë në mënyrë plotësuese më agresive në kërkesat e saj.”, – thekson Janjatov.

Ai shtoi se nuk pret një zgjidhje të atillë, por se gjithçka është e mundur kur vendi nuk ka asnjëfarë strategjie, e as qëndrim të ndërtuar për tejkalimin e problemit me Bullgarinë.

“Ajo që tani pak po favorizohet Shqipëria është shtypje që të zgjidhet edhe Maqedonia. Nuk mundet gjer më aq ta lënë atë në baltë.”, – konstatoi Janjatov.

Postime të ngjashme

Liberalët ballkanik për non-pejperin: Kriza e kovidit në rajon dhe BE tokë pjellore për ide të rrezikshme nacionaliste për rishikim të kufijve

R Zh

Carovska: Me ligjin e ri për tekstet shkollore arrijmë në vendet me arsim cilësor

R Zh

IRI: Antisemitizmi ka potencial të rritet në vend dhe rajon

R Zh

Kuvendi i Maqedonisë nesër mban seancën e 32-të

R Zh

Ministria e Kulturës: Shfrytëzuesit e projekteve nga Konkurset vjetore për vitin 2021 duhet të hapin llogari të veçantë të transaksionit

R Zh

MPJ prezantoi katër këshilltarët ekonomikë, do të vendosen në Varshavë, Mynih, Ankara dhe Abu Dabi

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...