Shkup, 6 dhjetor – Shkalla e papunësisë në tremujorin e tretë të vitit 2024 është 12,3 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.
Numri i popullsisë aktive në vend është 796.733 persona, nga të cilët të punësuar janë 698.411, ndërsa të papunë janë 98.322. Shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 52,6, shkalla e punësimit 46,1 për qind.