Shkup, 14 maj – Kushtetuta është akt më domethënës se Kodi Zgjedhor dhe sipas saj duhet të respektohet vendimi për emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili vlen nga viti 2019 dhe i referohet aplikimit të emrit të shtetit. Prandaj nuk është me rëndësi çfarë shkruhet në Kodin Zgjedhor sepse Kushtetuta është më e rëndësishme, thotë profesori i së drejtës kushtetuese Svetomir Shkariq në një koment për Gradska.mk për emërtimin e shtetit nga presidentja e re Gordana Siljanovska Davkova gjatë inaugurimit të saj në Kuvend.
Ajo e ka nënshkruar deklaratën solemne në të cilën shkruan Republika e Maqedonisë së Veriut, por nuk e ka shqiptuar emrin e plotë kushtetues. Më pas, ambasadorja greke në Shkup, Sofija Filipidu, u largua nga galeria e Kuvendit.
Edhe pse në opinion kishte pretendime se emri Republika e Maqedonisë figuron në Kodin Zgjedhor, megjithatë, sipas profesor Shkariqit, është shumë e qartë se cili akt juridik është më i rëndësishmi, sepse sipas dokumenteve zyrtare parashtresa “Veriut” në emrin e shtetit rregullohet me amendamentin e 33-të kushtetues, i votuar më 11 janar 2019.
Në Kushtetutë “fjalët Republika e Maqedonisë” zëvendësohen me fjalët “Republika e Maqedonisë së Veriut”, dhe fjala “Maqedoni” zëvendësohet me “Maqedonia e Veriut”, përveç nenit 36. Nga atëherë e deri më tani, për këto 5 vite, Kodi Zgjedhor është ndryshuar disa herë, por jo edhe ky nen.
Nga data e hyrjes në fuqi të Amendamentit XXXIII, përdorimi i parashtresës në lidhje me shtetin, organet shtetërore dhe institucionet publike dhe në lidhje me përdorimet në përputhje me Marrëveshjen Përfundimtare është në përputhje me emrin e shtetit ose emrin e tij të shkurtër dhe lexohet “e Republikës së Maqedonisë së Veriut” ose “e Maqedonisë së Veriut”.
Gjithashtu, është miratuar edhe një Ligj kushtetues për zbatimin e 4 amandamenteve, i cili parasheh se “dispozitat nga amandamenti 33 në rregulloret dhe akteter tjera të organeve shtetërore zbatohen nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji”/. Me ndryshimet në kodin kushtetues përcaktohet se mri i ri vlen në të gjitha rregulloret e brendshme pa pasur nevojë të ndryshohen të gjitha ligjet një nga një.