Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Shkarkimet e Hotit, dy të emëruar në kohën e PAN-it, një në kohën e Kurtit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, dje ka marrë tri vendime për shkarkimin e tre krerëve të tre institucioneve tejet të rëndësishme për shtetin.

Hoti ka shkarkuar për shkak të performancës kreun e Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn, i cili në këtë pozitë kishte ardhur gjatë kohës sa në kryet të ekzekutivit kishte qenë PDK-AAK dhe NISMA, raporton Gazeta Express.

Në vend të Qalajt ai ka emëruar si ushtrues detyre Samedin Mehmetin i cili ka qenë zëvendësdrejtor i PK-së.

Hoti ka shkarkuar gjithashtu edhe drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezajn, i cili njëjtë sikurse Qalaj ishte emëruar gjatë qeverisjes së PAN-it.

Njeriu i tretë që është shkarkuar dje nga Hoti është shefi i Doganave, Ibrahim Xhaka i cili ishte emëruar gjatë kohës sa Albin Kurti ishte kryeministër i Kosovës.

Për reagimin e Rashit Qalajt ka pasur reagime të ashpra nga Partia Demokratike e Kosovës, duke e akuzuar Hotin se po tenton të kap shtetin dhe gjithashtu e kanë lidhur me arrestimin e Haki Rugovës.

Megjithatë deri tani as Hoti e as Agim Veliu s’kanë dhënë ndonjë sqarim shtesë se pse është shkarkuar Qalaj, përveç punës së performancës.

Postime të ngjashme

Reagon Hoti pas aksionit të policisë: Fajtorët duhet të marrin dënimin maksimal

S.B.

Tre të vdekur dhe 461 raste pozitive me coronavirus për 24 orë

S.B.

Agim Krasniqi emërohet ministër në detyrë i Financave

S.B.

Përfundon seanca ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK, mbrojtja kërkon 20 korrikun afat për dorëzimin e dosjes paraprake

S.B.

Prokuroria e Shtetit jep detaje të reja: Arrestime dhe rreth gjysmë milioni të sekuestruara

S.B.

Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga LDK-ja

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...