Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Shkarkimi i Metës/ Rama: Do bëjmë gjithçka kemi në dorë për ta çminuar Presidencën! Për zëvendësuesin e Kreut të Shtetit do të konsultohemi me PD

Ndërsa PS po vijon me procedurën për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama në mbledhjen me deputetët socialistë ka treguar se do të bëjë gjithçka për të çminuar institucionin e Presidencës.

Rama tha se tashmë Meta nuk është gjë tjetër veçse një personazh grotesk, i cili turpëron Shqipërinë, shoqërinë shqiptare dhe çdo qytetar normal të këtij shteti me praninë e tij në krye të shtetit.

Po ashtu Rama shtoi se për të gjetur zëvendësuesin e Presidentit të do të konsultohet me PD.

Rama: Me Ilir Metën dhe partinë e tij nuk ka dhe nuk duhet të ketë asnjë bashkëpunim. Meta duhet të shkarkohet nga detyra, si një personifikim i anti-shtetit, i ndëshkuar nga populli shqiptar në 25 prill. Një personazh grotesk që e turpëron Shqipërinë, shoqërinë shqiptare dhe çdo qytetar normal të këtij shteti me praninë e tij në krye të shtetit.

Shkarkimi i Ilir Metës nuk është i gjithi në dorën tonë dhe këtë e dimë. Por në do të bëjmë gjithçka kemi në dorë për ta çminuar institucionin e Presidentit duke votuar në bllok shkarkimin.

Dua ta bëj të qartë se ky shkarkim nuk ka lidhje me asnjë motiv tjetër përveç pozicionimit tonë publik në anën dërrmuese të shqiptarëve.

Është shumë herët për të folur për zëvendësuesin, por në çdo rast, qoftë para apo në kohë, në varësi se si do të shkojë procesi ne do të konsultohemi me PD për emrin e Presidentit të ri.

Postime të ngjashme

Zjarret në Gjirokastër, ndihmë ajrore nga Gjermania

D V

Viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, reagon Basha, akuzon Ramën

D V

Zjarret në Shqipëri, ushtria dhe banorët bëhen bashkë – shuajnë flakët me kova uji

D V

Situata me zjarret në Shqipëri, Peleshi thirrje banorëve: Dilni sa më parë nga banesat

D V

Shqipëri, 344 shoferë të arrestuar në muajin korrik

D V

Coronavirusi në Shqipëri, rriten rastet e reja

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...