Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Shkarkimi i mjekut Allkja, reagon Kryemadhi: Qeveria e re do t’i riparojë këto padrejtësi, ndryshimi po vjen!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas vendimit të QSUT për të ndërprerë punën me mjekun e Urgjencës, Ilir Allkja, me argumentin se ka shkelur kodin etik të punonjësit.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Kryemadhi thekson se mjeku Allkja është një prej shumë qytetarëve të larguar nga puna në mënyrë të padrejtë nga Rilindja.

“Solidarizohem me mjekun Ilir Allkja, i cili është një prej shumë qytetarëve të larguar nga puna në mënyrë të padrejtë nga Rilindja. Kjo situatë nuk ka nisur sot, por ne kemi dhe jemi duke mbajtur shënim çdo gjë. Qeveria e re do t’i riparojë këto padrejtësi duke krijuar hapësirat për rikthimin e tyre në punë, si dhe duke riparë të gjithë motivacionin e gjobave të presionit ndaj bizneseve dhe çdo subjekti të cilin Rilindja e trajton si armik. Ndryshimi po vjen!”, shkruan Kryemadhi

Postime të ngjashme

Arrestohet në Kukës shkupjani që dhunoi bashkëshorten dhe fëmijët, ishte në kërkim ndërkombëtar

T E

E rëndë në Tiranë, 63-vjeçari godet me thikë djalin

T E

“Zgjedhjet”, Ministria e Brendshme: Zyrat për aplikimin e pasaportave dhe ID të hapura edhe sot

S.B.

Berisha: Ndalni tërbimin e policisë kundër protestuesve paqësorë shqiptarë në Shkup

T E

Greqia kufizon më shumë lëvizjet në Kakavijë në periudhën 1-15 Mars

T E

Manastirliu: Të hënën dërgesa e radhës nga Pfizer, brenda 10 ditëshit të parë të marsit vijnë vaksinat e para nga Covax

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...