Shkarkohen gjykatësit Ribarev dhe Zdraveva

Shkup, 14 korrik – Në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor, përpos porotit gjyqësor, janë shkarkuar dhe Stojançe Ribarev, gjykatës në Gjykatën Supreme, si dhe Suzana Zdraveva gjykatëse në Gjykatën e Apelit, përcjellë Zhurnal.

 

Ribarev është gjykatës nga Shtipi ndërsa si gjykatës suprem u zgjodh nga viti 2016.

Ribarev ishte dhe u.d. kryetar i Gjykatës Penale, kur procesuoheshin lëndët e PSP-së. Prej atje vet dha dorëheqje, ndërsa jozyrtarisht flitej se është marë në pyetje në procedurën parahetimore për keqpërdorim të AKMIS sistemit në Gjykatën Penale, por më pas zyrtarisht ishte dëshmitar në këtë rast kundër ish kryetarit të Penales, Vlladimir Pançevskit.

Edhe gjykatësja Suzana Zdraveva gjithashtu është nga Shtipi dhe ka punuar në repartin civil.//Zhurnal.mk

Related posts

Savka Todorovska: Gratë në politikë, nën hijen e burrave

N E

Not enough census takers, vaccination not mandatory for them

Z H

44 shtetasit afganë që mbërritën dje janë negativë për koronavirusin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More