Shkarkohet drejtori i INK Burgu “Shkup, Filip Andov, u.d. vendoset Boban Utkovski

nga Xh M

Shkup, 24 korrik – Pas parregullsive të konstatuara nga Autoriteti për Zbatimin e Sanksioneve në punën e INK Burgu “Shkup”, shkarkohet drejtori i burgut, Filip Andov. Në vend të tij emërohet Boban Utkovski u.d. drejtor i INK Burgu Shkup, informojnë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Vendimi vijon pas kontrollit të jashtëzakonshëm në Burgun “Shkup” ku, siç informoi atëherë drejtori i Autoritetit, Aleksandar Pandov, është konstatuar se lista me të burgosurit që e kanë marrë nga policia nuk përputhet me gjendjen faktike që ata gjetën.

Qeveria në seancën e sotme të rregullt mori disa vendime dhe me propozim të drejtorit të Autoritetit për Zbatimin e Sanksioneve, emëroi disa drejtorë.

Për u.d. zëvendësdrejtor i INK Idrizovë me departament të hapur në Veles, është emëruar Ibrahim Elezi, ndërsa Dejançe Zdravkov është emëruar u.d. drejtor në INK Burgu Shtip.

Gjorgi Hubrev është emëruar u.d. zëvendësdrejtor i INK Burgu Shtip, ndërsa Emil Janeski është emëruar u.d. drejtor i INK Prilep.

Me propozim të drejtorit të Autoritetit për Zbatimin e Sanksioneve Dime Naumçeski është emëruar u.d. zëvendësdrejtor i INK Prilep, ndërsa Ardit Mustafai u.d. drejtor i INK i llojit të hapur Strugë.

Aleksandar Mojsov është emëruar u.d. zëvendësdrejtor i INK i llojit të hapur Strugë, ndërsa Aleksandar Jovkovski u.d. drejtor i INK Burgu Manastir.

Për u.d. drejtor i INK Burgu Gjevgjeli është emëruar Sllagjana Stamenkovska, ndërsa Oliver Cvetkovski është emëruar u.d. drejtor i INK Burgu Kumanovë me departament të hapur në Kriva Pallankë.

Hamid Alitoviq është emëruar u.d. zëvendësdrejtor i INK Burgu Kumanovë, me departament të hapur në Kriva Pallankë, ndërsa Kliment Sofkovski u.d. drejtor i INK Burgu Ohër.

Mite Kosteski me propozim të drejtorit të Autoritetit për Zbatimin e Sanksioneve është emëruar u.d. zëvendësdrejtor i INK Burgu Ohër, ndërsa Zoran Ristov u.d. drejtor i INK Burgu Strumicë.

Igor Dodevski është emëruar u.d. zëvendësdrejtor i INK Burgu Tetovë, ndërsa Brane Stojçeski u.d. drejtor i IPE – shtëpisë përmirësuese Tetovë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More