Kosovë

Shkarkohet nga detyra këshilltari i Selimit, ishte hetuar për posedimin e 113 kg drogë

Zhurnal Ads

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka njoftuar se ka liruar nga detyra e këshilltarit, Enis Qerkën, i cili ishte i arrestuar në vitin 2018 nën dyshimin se ishte kapur me 113 kilogramë narkotikë.

Selimi përmes një postimi në Facebook, vetëm pak kohë pasi e emëroi këshilltar Qerkën, njoftoi se po e liron nga detyra atë pas raportimit të medieve.

“Sot në mëngjes pas raportimit të mediave, kam liruar nga detyra Enis Qerkën”, shkruan shkurt Selimi.

Ndryshe, Enis Çerka, punonte në Byronë Kosovare të Sigurimeve të udhëhequr nga vëllai i presidentit Hashim Thaçi, Gani Thaçi.

Gjykata e Apelit kishe vendosur në vitin 2018 që t’i lirojë nga masa e paraburgimit personat të cilët nga Prokuroria dyshohen për përfshirje në dhënien e ndihmës një grupi të personave të cilëve u janë gjetur tri valixhe me substanca narkotike që është dyshuar të jetë heroinë.

Enis Qerka ishte arrestuar nën dyshimin se është kapur me 113 kilogramë narkotikë, që dyshohet të jetë heroinë.

Gani Thaçi, i cili është vëllai i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, kishte thënë se për rastin e Qerkës ka marrë vesh nga mediat.

Postime të ngjashme

Dhunohet një vajzë e mitur në Drenas

admin

Posti i presidentit, synim edhe i komunitetit egjiptian

T E

Vdekja e dy të rinjve nga Deçani, shteti vihet menjëherë në kontakt me autoritetet gjermane

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...