Agjencia Zhurnal.mk

Shkarkohet nga detyra komandanti i SP Gazi Babë, kishte shqetësuar seksualisht kolegen

Shkup, 20 janar – Zhurnal.mk – Komandanti i stacionit policor i juridiksionit të përgjithshëm Gazi Babë, pranë Sektorit të Punëve të Brendshme – Shkup, S.B (49) gjatë vitit 2019 në disa raste, ndërsa për herë të fundit më 07.11.2019 duke e shfrytëzuar pozitën e komandantit, seksualisht kishte shqetësuar një nëpunëse të policisë e punësuar në stacionin me propozime të pahijshme të cilat në fund kishin rezultuar me kërcënim ndaj saj për shkak të refuzimit të propozimeve. Reparti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale në koordinim me SPB- Shkup pas njoftimit të marrë për shqetësim seksual, që në periudhën e kaluar i kreu kontrollimet e nevojshme dhe kreu bisedime zyrtare me personat e përfshirë në këtë rast.

“Gjatë kontrolleve të kryera nga ana e Repartit për Kontroll të Brendshëm, edhe dy nëpunëse të tjera të policisë të punësuara në stacionin policor Gazi Babë kishin denoncuar se në mënyrë të njëjtë ishin shqetësuar nga ana e komandantit, por duke pasur parasysh kohën e kaluar nga këto ngjarje ekziston vjetërsim absolut për sjelljen e vendimit për shqiptimin e masës disiplinore”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Theksojnë se është konstatuar se më 30.05.2019 S.B, komandant i Gazi Babës nuk kishte vepruar sipas planit për kontroll të shërbimeve në SP Gazi Babë, ndërsa gjatë kësaj nuk kishte përgatitur shënim zyrtar në të cilin do t’i arsyetojë shkaqet për të cilat nuk është vepruar. Ditën e njëjtë sipas MPB-së, komandanti pa i njoftuar të lartpërmendurit, me veturë zyrtare ishte nisur në fshatin Bërnjarcë ku ishte vonuar disa orë.

“Me këto veprime S.V. komandant i SP Gazi Babë kishte bërë shkelje të rëndë të rendit dhe disiplinës së punës, sipas dispozitave nga neni 208 paragrafi 1 pika 3,4,10 dhe 14 nga Marrëveshja Kolektive e MPB-së për çka nga ana e Repartit deri te Shefi i SPB Shkup është ngritur iniciativë për vërtetimin e përgjegjësisë disiplinore dhe largimin nga vendi i punës deri në përfundim të procedurës”, informojnë nga MPB-ja. Njëkohësisht deri te PTHP për NKOK është dorëzuar kërkesë për koordinim për veprim të mëtutjeshëm.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...