Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Shkatërrohen tanke, sisteme raketore/ Vazhdojnë operacionet e Azerbajxhanit për çlirimin e territoreve të pushtuara

Zhurnal Ads

Ushtria e Azerbajxhanit po vazhdon operacionet për të çliruar territorin e tij nga pushtimi armen, tha Ministria e Mbrojtjes.

Në një deklaratë, u bë me dije se operacionet kundër forcave armene që u përpoqën të rezistonin në drejtimet Agdere, Aghdam, Fuzuli, Hadrut, Jabrayil, Gubadli dhe Zangilan vazhduan me intensitet të ndryshueshëm gjatë gjithë natës.

Në deklaratë njoftohet që forcat armene hapën zjarr në vijën mbrojtëse të ushtrisë azerbajxhanase me topa dhe mortaja, ndërsa ushtria e Azerbajxhanit shkatërroi dy tanke T-72, katër sisteme raketore Grad, një obus D-30 dhe pesë automjete që u përkisnin forcave armene.

Ministria theksoi se një numër i madh i ushtarëve armenë u neutralizuan gjatë operacioneve dhe se situata në front është nën kontrollin e ushtrisë azerbajxhanase.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Sarkozy del para gykatës, nën akuzën për korrupsion

T E

Florida, shteti i tretë në SHBA që tejkalon një milion raste me COVID-19

S.B.

Pandemia mbylli 43 linja ajrore, pason valë e re e falimentimeve

admin

Rekord global i vdekjeve dhe rasteve me COVID-19

S.B.

Suedi: Mbi 30 fëmijë në rrezik jete nga COVID-19

S.B.

Pas Serbisë, edhe një shtet tjetër kërkon dronët vrasës nga Turqia

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...