Goditet një grup italo-shqiptar që shpërndante lëndë narkotike midis Toskanës dhe Romës.
Karabinierët e Livornos kanë ekzekutuar urdhrin e arrestit ndaj 23 të dyshuarve të përfshirë në trafikimin dhe shpërndarjen e drograve si marijuanë, hashash apo kokainë.
Mediat italiane raportojnë se grupi furnizohej në Romë nga një grup shqiptarësh aktivë në rrethet e Tor Bella Monaca dhe San Basilio-s.
Aktiviteti i bandës italo-shqiptare u zbulua pas hetimeve të nisura në 2019-ën, pas kapjes së një sasie marijuane hibride të quajtur “Nicole Kush”.
Gjatë hetimeve, gjashtë persona dhe një shqiptar i kërkuar nga Roma, ishin arrestuar tashmë nën akuzën e trafikut.