Shkatërrohet grupi i organizuar kriminal i përfshirë në tregtinë e paligjshme me artefakte, arrestohen tetë persona

Shkup, 30 shtator – Shkatërrohet grupi i organizuar kriminal i përbërë prej tetë anëtarëve, i cili në periudhë më të gjatë kohore u përfshi në kryerjen e veprave penale në fushën e tregtimit të paligjshëm me artefakte.

Siç kumtuan sot nga MPB-ja, pas hetimit disa mujor është koordinuar aksioni policor nga ana e Departamentit për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe seriozë në koordinim me SPB Manastir dhe SPB Tetovë, nën udhëheqjen e prokurorit publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHPNKOK).

Duke vepruar pas urdhrave për bastisje në shtëpi dhe në hapësirat e tjera në gjithsej 10 lokacione (nëntë në rajonin e Manastirit dhe një në zonën e Tetovës), me çka janë privuar nga liria dhe arrestuar tetë persona.

“Njësia për krim serioz dhe vepra penale kundër trashëgimisë kulturore pranë OSHKOK-së gjatë ditës së sotshme deri tek PTHPNKOK-së ka dorëzuar padi penale kundër K.T (71) dhe D.R (60) nga Manastiri për kryerjen e veprave penale “bashkëpunim kriminal” (neni 394 paragrafi 1), “për keqpërdorim nën mbrojtje të përkohshme ose trashëgimi kulturore dhe rrallësi natyrore”  (neni 265 paragrafi 1), dhe “fshehje” (neni 261 paragrafi 3) si dhe kundër Z.T (48), N.L (43), S.K (63), Gj.P (65), P.M (48) të gjithë nga Manastiri dhe B.K (53) nga Tetova për kryerjen e veprës penale “për keqpërdorim nën mbrojtje të përkohshme ose trashëgimi kulturore dhe rrallësi natyrore”  nga Kodi Penal” thuhet në kumtesën e MPB-së.

Në aktivitetet e tyre qëndron në kumtesën e MPB-së, ata kanë bashkëpunuar edhe me persona nga Greqia, Shqipëria dhe Kroacia në lidhje me shitjen dhe kontrabandimin e artefakteve jashtë vendit, trashëgimisë kulturore dhe rrallësi natyrore, të gjetura nga ana e tyre dhe kanë ndërmjetësuar gjatë shitjes dhe kontrabandim të tyre që përfaqëson të mira nën mbrojtjen e përkohshme edhe nga persona të tjerë.

Related posts

Arrestohet një person në Tetovë, ka sulmuar mjekun

D V

180 sanksione në komunikacion

Z H

Krimi ia mori jetën vajzës së re shqiptare në Mal të Zi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More