Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Shkatërrohet grupi i trafikantëve, arrestohen 11 italian dhe shqiptarë

Autoritetet italiane të antidrogës kanë ekzekutuar operacionin e koduar “Sottovuoto”, i cili ka çuar në shkatërrimin e një grupi trafikantësh droge i përbërë nga shtetas shqiptarë e italianë.

Operacioni ka çuar në ekzekutimin e 11 arrestimeve dhe në sekuestrimin e rreth 30 kilogramë drogë.

Grupi kriminal vepronte në territorin e provincës së Romës, në komunat Ardea, Pomezia dhe në gjithë bregdetin roman.

Hetimet e këtij operacioni kanë nisur në maj të 2018 pas arrestimit të një shtetasi italian i cili po transportonte rreth 9 kilogramë marijuanë.

Hetimet zbardhën se ky grup kriminal furnizohej me drogë nga narkotrafikanti i njohur shqiptar Ismail Rebeshi, me veprim në Viterbo, e i njohur me pseudonimin “Ermal”, i cli aktualisht është në masë arresti nga autoritetet italiane.

Operacioni “Sottovuoto” ka vënë në pranga kokën e këtij grupimi kriminal, shqiptarin Maringlen Muçaj, i njohur me pseudonimin “Lele”, 37-vjeç dhe shqiptarin I. R. 38-vjeç.

Ndërsa janë shpallur në kërkim shqiptarët E. L. 25-vjeç, F. A. 34-vjeç, N. E. 33-vjeç dhe vëllai i tij N. A. 31-vjeç.

Ndërsa janë vënë nën masën e arrestit shtëpiak 5 shtetas italianë, anëtarë të këtij grupi kriminal.

Për magazinimin e drogës ata përdorin një fermë bujqësore në zonën Laurentino, në provincën e Romës.

Gjatë hetimeve të operacionit janë sekuestruar 30 kg marijuanë, gjysmë kg heroinë, 37 gramë hashash, 1 pistoletë gjysmë automatike si dhe materiale për konfeksionimin e dozave të drogë.

Postime të ngjashme

Zhduket një vajzë në Gjakovë

D V

Aksidenti me fatalitet në Malishevë, arrestohet i dyshuari

D V

E reja shqiptare vritet në sy të dy fëmijëve në SHBA

D V

Aksident në Fier, 6 të lënduar

D V

Digjet një shtëpi në Valkovë, humb jetën një person

D V

Aksident i rëndë në Malishevë, vdes një 74 vjeçar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...