Shkatërrohet një tjetër urë, Ukraina vijon marshimin më thellë për në Rusi

nga D V

Rusia ka një urë më pak. Këtë e njofton ushtria e Ukrainës që konfirmon shkatërrimin e një ure të dytë strategjike, teksa vazhdon marshimin më thellë në rajonin rus të Kurskut.

Forcat e Kievit publikuar dhe pamjet e bombardimit mbi lumin Seym. Disa orë më vonë, presidenti Volodymyr Zelenski tha për herë të parë se qëllimi i inkursionit ushtarak në tokën ruse përfshin krijimin e një zone tampon për të ndalur sulmet nga trupat e Putinit.

Ukraina prej thuajse dy javësh ka nisur një ndër sulmet më të mëdha në territorin e Rusisë që kur Moska filloi përpjekjet për pushtimin e saj në shkurt të vitit 2022. Sipas raportimeve, ura e shkatërruar përdorej nga Kremlini për të furnizuar trupat e tij me armë dhe ushqime. Megjithatë, sulmet ruse në tokën ukrainase nuk kanë ndalur. Mbrojtja ajrore e këtij shteti njofton rrëzimin e të paktën 11 dronëve të lëshuar në Mikolaiv, Donjevk, Kharkiv, Kiev dhe disa rajone të tjera.

Nuk ka pasur raportime për të lënduar apo dëme materiale. Sakaq, një bombardues rus, Su-34 ka lëshuar një sulm gjatë natës kundër forcave ukrainase në rajonin Kursk. Moska pretendon se ka shkatërruar armatime të ushtrisë së Kievit. Ndërkohë, Ukraina bën bilancin e humbjeve që i ka shkaktuar trupave të Putinit në këto dy vite luftë. Rusia ka humbur mbi 600 mijë ushtarë që prej 24 shkurtit të 2 viteve më parë. Gjithashtu janë shkatërruar me mijëra pajisje luftuese, përfshirë 367 avionë, 28 anije dhe një nëndetëse.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More