Bota

“Shkeli marrëveshjen”/ BE, gjyq Londrës për Brexit

Bashkimi Europian ka nisur procedurat ligjore kundër Britanisë së Madhe pas refuzimit të kësaj të fundit për të hequr dorë nga plani i anashkalimit të disa pjesëve të marrëveshjes së Brexit të arritur me bllokun.

Afati i Brukselit për heqjen e klauzolave polemizuese nga Projektligji i Tregut të Brendshëm skadoi të mërkurën. Njoftimi formal i bllokut mund t`i hapë rrugës një procesi gjyqësor kundër Londrës në Gjykatën Europiane të Drejtësisë. BE-ja megjithatë, sipas presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen nuk ka hequr dorë nga bisedimet për një ujdi tregtare post-Brexit.

Britania, nga sa pohoi ajo, do të ketë kohë deri në fund të nëntorit për t`iu përgjigjur shqetësimeve të Bashkimit Europian mbi draftin e legjislacionit. Bisedimet dypalëshe të tregtisë duhet të vazhdojnë në kryeqytetin belg këtë javë. Shefi I ekzekutivit britanik Boris Johnson thotë se palët “duhet të ecin përpara “ edhe po nuk u arrit një marrëveshje deri në mesin e tetorit. Për momentin, qeveria britanike nuk duket e prirur të heqë dorë nga projektligji i saj, që minon marrëveshjen e mëparshme.

Britania u largua nga BE-ja janarin e kaluar dhe është hermetike në negociatat për një marrëveshje të re tregtare nga viti 2021, si dhe për zbatimin e largimit nga blloku, siç përcaktohet në Marrëveshjen e Tërheqjes, veçanërisht për kufirin e ndjeshëm irlandez.

Postime të ngjashme

Nëna kosovare u gjet në rrënoja me trupin që kishte mbuluar djalin e saj

T E

16 njerëz vdesin në protestat për arrestimin e liderit të opozitës në Ugandë

S.B.

Një civil i vrarë e katër të plagosur, cfarë mbeti në qytetin armen pas bombardimit azer

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...