Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Shkeli masat anti-Covid, PD kërkon shkarkimin e Rakacollit: Para partisë nuk vënë asgjë!

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia ka publikuar foton e zv.ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli, njëherësh drejtuese e Komitetit Teknik të Ekspertëve, e cila shfaqet pa distancë në një takim të socialistëve bashkë me deputeten socialiste Elona Gjebrea.

Spahia shprehet se para partisë, ato nuk vënë asgjë, duke shkelur edhe rregullat që vetë predikojnë! Ai shton se qytetarët sot po i “mbysin” në gjoba ndërsa vetë e injorojnë ligjin duke theksuar se minimalisht Rakacolli duhet të ishte shkarkuar nga detyra.

Më herët, Rigels Xhemollari nga “Qëndresa Qytetare”, ka denoncuar rastin, duke e cilësuar si tallje pa kufij dhe duke ngritur pyetjen se kush do ta gjobisë Rakacollin?

Postimi i plotë

PARA PARTISË NUK VENË ASGJË!

Shkelin edhe rregullat që vetë predikojnë! Kjo është kryetarja e komitetit të ekspertëve, Mira Rakacolli në rresh të parë në një takim partie, bashkë me Elona Gjebrean, duke shkelur masat anti Covid që ka urdhëruar vetë! Pasi kuptuan se i nxorën bojën vetes, Gjebrea fshin foton! Pra ky është “reflektimi”, FSHEHJA, siç bëjnë për gjithçka.

E turpshme sesi qytetarët i mbysin në gjoba, opozitën e godasin, ndërsa vetë injorojnë ligjin! Ky është shteti që ka ndërtuar Edi Rama! Ky është modeli i tij! Për vete kulaçin, për qytetarët kërbaçin!

Minimalisht Mira Rakacolli sot duhej të ishte shkarkuar nga detyra!

Eshtë e pafalshme që kryetarja e komitetit të ekspertëve për pandeminë Covid-19, të shkelë e para rregullat, për hir të partisë! Nëse një qytetar që shkel rregullat anti Covid gjobitet! Kur i shkelin këta, fshehin faktet duke fshirë fotot!

Ky model i pështirë nuk duhet duruar më! Më 25 Prill shqiptarët do zgjedhin qeverinë që u shërben, e jo atë që i gjobit ndërsa vetë është mbi ligjin! #25Prill#MePD

Postime të ngjashme

Njoftohet data e fillimit të shkollave; Ministrja Evis Kushi tregon programin e nxënësve dhe mësuesve

D V

Rama publikon pamjet nga kisha e Shën Premtes në Lukovë: Gati për të pritur vizitorët

D V

Ambasadorja Kim shkon në Vuno, ia shtron me uzo me banorët e fshatit

D V

Policia kontrolle gjatë natës në rrugët e vendit, pezullohen 10 leje drejtimi dhe vendosen dhjetëra gjoba

D V

Shuhen flakët në disa zona në Gjirokastër, policia identifikon dy nga autorët të dyshuar për vënien e zjarrit

D V

Situatë e rëndë në Vlorë, zjarret i afrohen banesave në Dukat të ri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...