Agjencia Zhurnal.mk

Shkencëtarët australianë zbulojnë sesi trupi i njeriut lufton koronavirusin

Shkencëtarët në Australi thonë se kanë identifikuar se si sistemi imunitar i trupit të njeriut lufton virusin COVID-19. Hulumtimi i tyre, i botuar në revistën Nature Medicine të Martën, tregon se njerëzit po shërohen nga virusi i ri njësoj siç shërohen nga gripi. Sipas ekspertëve, kur virusi koronë futet në trup, atëherë shfaqen qelizat imune.

“Ky zbulim është i rëndësishëm sepse është hera e parë kur ne me të vërtetë po kuptojmë se si sistemi ynë imunitar lufton koronavirusin e ri”, tha prof Katherine Kedzierska.

Shumë njerëz janë rikuperuar nga Covid-19, që do të thotë se dihej që sistemi imunitar mund të luftojë me sukses virusin.

Por për herë të parë, hulumtimi identifikoi katër lloje të qelizave imune që aktivizohen për të luftuar COVID-19.

Vëzhgimi u krye tek një paciente e cila kishte simptoma të lehta të koronavirusit, por jo probleme të tjera shëndetësore. Ajo u mbajt nën vëzhgim derisa e mori veten. Gruaja 47-vjeçare nga Ëuhan i Kinës, ishte paraqitur në spital në Australi. Ajo u shërua brenda 14 ditëve.

Prof Kedzierska tha se ekipi i saj kishte ekzaminuar përgjigjen e trupit ndaj koronavirusit në këtë pacient.

Tre ditë para se gruaja të fillonte të përmirësohej, qelizat specifike imune ishin shfaqur në rrjedhën e saj të gjakut. Këto qeliza shfaqen edhe në pacientët me grip kur është koha për tu shëruar.

Prof. Bruce Thompson tha se identifikimi i qeliza imune mund të ndihmojë në parashikimin e rrjedhës së virusit dhe se çfarë mund të bëhet për shërim.

Ndërsa ministri i Shëndetit në Australi, Greg Hunt tha se kjo gjetje mund të ndihmojë në krijimin sa më shpejt të vaksinës dhe në trajtimin e pacientëve të infektuar.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...