Një ekip ndërkombëtar studiuesish ka identifikuar mbi 109.000 kratere të panjohura më parë në Hënë, duke përdorur metodat e të mësuarit makinerik.
Studimi, i udhëhequr nga studiues nga Universiteti Jilin, u botua në revistën “Nature Communications”, bën të ditur “Xinhua”.
Me metodat tradicionale të identifikimit automatik është përgjithësisht e vështirë të gjesh kratere të parregullta dhe të degraduara seriozisht që mund të jenë formuar në periudhat e hershme.
Krateret u identifikuan pasi kishin trajnuar sistemin e inteligjencës artificiale për të analizuar rreth 10.000 imazhe të kratereve të njohura, të marra kryesisht me misionet hënore kineze ”Chang’e-1” dhe ”Chang’e-2”.
Duke kombinuar të dhënat e mbledhura nga sondat hënore, studiuesit identifikuan 109.956 kratere të reja.
Yang Chen nga Universiteti Jilin, i cili është një nga studiuesit, tha se baza e të dhënave e kraterit hënor ka një vlerë të madhe për kërkimin shkencor mbi Hënën.