Shkencëtarët zbulojnë një mënyrë të re për trajtimin e dhimbjeve

nga D V

Shkencëtarët kanë zhvilluar një mënyrë të re të trajtimit të dhimbjes duke ‘heshtur’ me sukses qelizat e trurit që interpretojnë siklet.

Ekspozimi i minjve në temperatura të pakëndshme aktivizon një zonë të trurit të tyre të njohur si amygdala, e cila përpunon emocionet.

Kur qelizat në amygdalas të brejtësve u bllokuan, kafshët ende prodhonin sinjale të dhimbjes, por ato nuk u interpretuan nga truri i tyre.

Kjo bëri që brejtësit të largohen nga burimi i dhimbjes, por nuk treguan shenja të shqetësimit.

Për të analizuar se si truri interpreton dhimbjen, studiuesit modifikuan gjenetikisht qelizat në amigdalën e minjve që të bëheshin fluoreshente kur ishin aktive. Ata gjetën këto qeliza u ndriçuarn kur minjtë ishin të ekspozuar ndaj nxehtësisë ose ngacmimeve në lëkurë.

Për të heshtur këto qeliza, shkencëtarët i modifikuan gjenetikisht për të shprehur receptorë ndaj një medikamenti të paidentifikuar që e ulë aktivitetin e tyre.

Qarqet e trurit për dhimbje kanë tendencë të jenë të ngjashme midis specieve, dhe këto mekanizma mund të funksionojnë njëjtë edhe tek njerëzit

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More