Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shkëndija merr trofeun, festë kuqezi në Tetovë

Shkup, 16 maj , zhurnal.mk – Shkëndija e Tetovës mori zyrtarisht kupën e kampionit të Maqedonisë së Veriut, trofe të cilin e fiton për herë të katërt në histori. Në përfundim të ndeshjes së javës së fundit përballë Shkupit, rezultati 1-1 i së cilës kishte vetëm vlerë statistikore, pasi titulli ishte siguruar matematikisht disa javë më parë, kuqezinjve iu dhuruan medaljet e këtij suksesi dhe sigurisht edhe trofeu, që u ngrit lart fillimisht nga kapiteni Bejtullai.

Të pranishëm në “Ecolog Arena”, përveç Muhamed Sejdinit, president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, ishin edhe dy homologët e tij të Federatave të Fubollit të Shqipërisë dhe Kosovës, Armand Duka dhe Agim Ademi.

Shkëndija e Tetovës po mbizotëron prej shumë vitesh në futbollit e Maqedonisë në epokën Lazim Destanit, presidentit të “Ecologut”, mbështetja e të cilit ka qenë çelësi i këtij suksesi./Tv21

Postime të ngjashme

Në fshatin Nerasht u mbajt kuvendi i nëndegës së Lëvizjes BESA

Dafina Vidishiqi

Mungojnë punëtorët në Maqedoni, sindikata: Situata alarmante, paguani punëtorët sa duhet

Dafina Vidishiqi

Vazhdon çmontimi i anijeve në lumin Vardar

Dafina Vidishiqi

Palmer: Me rëndësi është të përshpejtohet aderimi i Maqedonisë së Veriut në BE

Dafina Vidishiqi

“Muhafizi i 200 hafizave i’a dorëzoi shpirtin krijuesit të vet”

Dafina Vidishiqi

Hysni Ismaili pjesëmarrës në Sesionin e tetë plenar të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që mbahet në Antali të Turqisë i ri

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...