Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Shkodra ende nën ujë, lumi Drin gërryen tokat bujqësore

Sipërfaqja e përmbytur është zvogëluar, ku mësohet se në total 738 hektarë janë nën ujë, ndërkohë që problem mbetet ende rruga e Obotit e cila kalohet vetëm me mjete të larta.

Sakaq lumi Drin vijon gërryerjen e tokës bujqësore në zonat Mali i Vukatanit dhe Harku i Bërdicës.

Raporti i Bashkisë së Shkodrës:

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 22.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 5.65 m.(Kuota max 6.30 m).

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.01 m.(Kuota max 8.70 m).

Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 6.27m. (Kuota max 7.50 m).

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur     738  Ha

1. Tokë e pakultivuar                   198  Ha

2. Foragjere të dyta, jonxhe         525 Ha

3. Grurë                                           15  Ha

Nj.A. Ana e Malit

 Rruga e Obotit është e kalushme vetëm  me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 15cm.

Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 480 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Tokë e pakultivuar 95 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 380 Ha

Grurë 5 Ha

 Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 250 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan,Shirq,Suka-Dajç), nga të cilat :

Tokë e pakultivuar  100 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 140Ha

Grurë 10 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethinat
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 8 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)

Tokë e pakultivuar 3 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha

Postime të ngjashme

Muaji i hapur i vaksinimit/ Rama thirrje qytetarëve: Shfrytëzoni mundësinë!

D V

Normalizohet situata në Gjrokastër, Peleshi: Të gjithë vatrat e zjarrit janë eliminuar

D V

Universiteti i Tiranës apel studentëve për vaksinim: Të garantojmë vit akademik normal

D V

Zjarret në vend, Basha nxjerr fotot: Punonjësit e emergjencave dhe ushtria me mjete rrethanore, Rama përdor helikopterin e ushtrisë për udhëtime

D V

Zjarret në Gjirokastër, ndihmë ajrore nga Gjermania

D V

Viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, reagon Basha, akuzon Ramën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...