Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Shkodran Tolaj sjell projektin premierë “Nga Shkupi në Prekaz” për Epopenë e Adem Jasharit në 23 vjetorin e lavdishëm

Artisti i njohur i pëmasave mbarëkombëtare Shkodran Tolaj shquhet jo vetëm si tenor i shkëlqyeshëm, por dhe një këngëtar me imazh e taban të pastër kombëtar dhe një prej interpretëve më të mirë të këngës epike! Ndonëse më tepër se një vit ai i është dedikuar totalisht punës di drejtor në Ansamblin Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV të cilit institucion i ka dhënë shkëlqim me një menaxhim tejet të suksesshëm, pas një pauze me projekte vetanake siç jemi mësuar ta shohim, ai u kthye në moment të duhur me projektin gjigant “Nga Shkupi në Prekaz” pikërisht në 23 vjetorin e Epopesë së lavdishme në Prekaz dhe rënies së Adem Jasharit.

Muzika dhe teksti janë punuar nga artisti Ilir Shaqiri, orkestrimi nga Jetmir Mehmeti, në çifteli Burim Krasniqi, kavall: Shaqir Hoti! Idea, skenari e regjia për videospot janë bërë nga vet artisti Tolaj. Mesazhi i videospotit e këngës është malli 500 vjeçar për ta përjetuar Kosovën e lirë dhe të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, përfshirë ata nga Shkupi, Tetova, Kërçova, Kumanova, Dibra, Strugs për shekuj të tërë do përkulen çdo vit tek varri i Adem Jasharit në Prekaz.

Kjo këngë është edhe falënderim për të gjithë ata që u lindën, u rritën dhe u plakën me ëndrrën për jetësimin e Kosovës së lirë që identifikohet me paraqitjen e Shkodran Tolajt nga sheshi “Skenderbeu” në Shkup, i cili çdo vit përkulet në Memorialin e Jasharajve në Prekaz. Këtë projekt e bën të veçantë xhirimi në autostradën Kaçanik- Ferizaj, paraqitja brilante e maestros aktorit Selman Lokaj, kostumet e realizuara nga Qerim Etemi dhe realizimi shumë profesional i videospotit nga VideoArt.

Sipas bashkēpunëtorëve të artistit Tolaj ky është projekti më i arrirë që ka bërë deri më sot andaj padiskutim që edhe suksesi i këtij projekti pritet të jetë i padiskutueshëm! Me këtë projekt dëshmohet dhe njëherë se fati dhe ndjenja e shqiptarëve është e pandashme ashtu siç është kombi ynë!

Postime të ngjashme

Ministria e Kulturës: Shfrytëzuesit e projekteve nga Konkurset vjetore për vitin 2021 duhet të hapin llogari të veçantë të transaksionit

R Zh

“Tregime të moçme shqiptare”, falas online në shqip-italisht

S.B.

Ora e lumtur për muralin me veshje kombëtare që po i bëhet në Ferizaj

S.B.

Promovimi i çështjes kombëtare në gazetën “Opinga” në Paris

S.B.

“Shqipëria ka zgjedhur Evropën”/ Kadare, mesazh për zgjedhjet dhe ndikimin turk: Shqiptarët, të mos vuajnë nga komplekset që është një komb çapaçulësh

S.B.

Piktura e papërfunduar e Raffaellos

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...