Agjencia Zhurnal.mk

Shkodran Tolaj, sonte për herë të parë në garë në jubileun e 30-të tē festivalit ”Zambaku i Prizrenit”

Sonte në kimenanë “Lumbardhi” në Prizren mbahet festivali “Zambaku i Prizrenit” i 30-të me radhë jubilar.Në mesin e këngëtarëve të rinjë,por të talentuar janë dhe emra të dëshmuar të skenës, në mesin e tyre dhe tenori i njogur Shkodran Tolaj.

Ndryshe nga Besiana Mehmedi e cila eshte fituese e trefishtë e këtij festivali në vitet2001,2006 dhe 2009, Tolaj merr pjesë për herë të parë,në duet me Besianën dhe sjellin këngën “Lule zambaku” me teskt nga vet Shkodrani, muzikë të Nexhat Maculës dhe orkestrim nga Riza Dolaku.Në garë ka këngëtarë nga Shkodra,Tirana si Orgesa Zaimi, Rovena Dilo, apo nga Kosova Artan Bakija, Besnik Nurkollari, Sedat Kuqi, nga Maqedonia të vetmit përfaqësues janë Besiana Mehmedi e Shkodran Tolaj.

Juria profesionale që ndan tre çmime ende nuk është bërë publike për shkaqe transparence kurse këngëtarët shoqërohen nga orkestra simfonike në dirigjim të Jetmir Barbullueshit nga Shqipëria dhe Edon Ramadanit nga Kosova.Duetit Mehmedi dhe Tolaj u urojmë suksese sonte ndërkaq të gjithë ata që duan të ndjekin festivalin e kanë mundësinë në RTK1 në orën 21.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...