Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Shkoi për të pirë, gruaja amerikane u mërzit shumë kur pa përshkrimin që i ishte bërë në faturë

Një grua mbeti e mërzitur nga përshkrimi ‘mosrespektues’ që një shërbyes në një lokal shkroi për të në faturën e pijeve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zonja nga SHBA, kishte dalë për tu relaksuar dhe vendosi ta “trajtojë” veten me disa pije.

Sidoqoftë, nata e saj e këndshme në Uashington, DC, u duk se u acarua pak kur pa faturën e pijeve të saj.

Fatura tregoi se ajo kishte katër pije të ndryshme gjatë natës – me totalin që arrinte në 64 dollarë.

Atë ajo e kishte marrë nga një kamerier aty i cili quhej Shaun.

Por ajo u mërzit kur pa mënyrën se si ai e kishte përshkruar atë në faturë – duke e quajtur atë “vajza e vetmuar”.

Zonja shkoi në Twitter për të shpërndarë një foto të faturës, duke u thënë ndjekësve të saj: “Ky përshkrim është kaq mosrespektues”.

Por komentuesit thanë se ata kishin edhe shembuj më të këqij të përshkrimit në një faturë, pasi një djalë tha se ai quhej “djalë i shëmtuar”.

Përkundër mbështetjes nga shumë, të tjerët nuk e panë problemin me përshkrimin e Shaun.

Njëri pyeti: “Pse mosrespekt? Duket një mënyrë e thjeshtë për të ndihmuar kamerierët të identifikojnë mysafirët që po shërbejnë”.

Postime të ngjashme

Piceria me “furrë” vullkanike, në temperaturë 1 mijë gradë celsius

S.B.

Shitet në ankand diamanti më i madh në histori, vlera e tij kap vlerën e 14 milionë dollarëve

S.B.

Kjo është macja fatlume – posedon lodra, vepra arti, shtrat dhe televizion

S.B.

Pandemia i ndau vëllezërit binjakë nga Suedia, kështu që ata janë në kufi çdo ditë dhe takohen me njëri-tjetrin

S.B.

Burri humbi unazën e martesës gjatë pushimeve, tani atë e mban me krenari një peshk

S.B.

Një krijesë ‘aliene’ u pa në një plazh në Kaliforni

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...