Agjencia Zhurnal.mk

Shkoi të vizitonte vëllain, mediat italiane zbulojnë mënyrën e dhimshme të humbjes së jetës së shqiptarit

Pescia, 28 janar- Kërkimi për shqiptarin Viktor Qosja , 58 vjeç, i cili ndërroi jetë në 19 Janar në Pescia , në provincën e Pistoia, përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme.

Burri, me origjinë shqiptare, do të vizitonte vëllain e tij në Viareggio pasi u përshëndet me vajzën e tij.

Megjithatë, gabimisht, ai zbriti në stacionin e bashkisë Pistoia: por kur e kuptoi gabimin, ai u ngjit në tren i cili ishte tashmë në lëvizje, mbase me shpresën që të mund të hapte një derë dhe të hynte në të.

Duke u varur tek dera ai arriti të qëndrojë aty për rreth një kilometër, derisa forcat e mposhtën atë.

Siç raportoi Il Tirreno, trupi i pajetë i 58-vjeçarit u zbulua vetëm pas tetë ditësh, në orën 4 pasdite të hënën, në Castellare.

Qendra mjekësore, policia hekurudhore dhe stacioni i policisë Pescia ndërhynë menjëherë në vendngjarje.

Trupi u transportua në morgun e Pistoia, për tu ekzaminuar dhe për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...