Shkolla më të mira me BDI në katër vitet e ardhëshme

Gostivar, 2 tetor – Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar bashkë me Iniciativën qytetare Gostivari që dua, prezantuan shtyllën programore për Arsim me Cilësi të lartë në Programin Zgjedhor për Gostivarin që duam.

Teuta Minahi nga Iniciativa qytetare Gostivari që dua, e cila është edhe kandidate për këshilltare, potencoi që përkushtimi për të siguruar arsim gjithëpërfshirës, inkluziv e të integruar, të orientuar nga “nxënësi“ me programe bashkëkohore mundësojnë që gjeneratat e ardhshme të fitojnë dituri, shkathtësi dhe kompetenca në pajtim me nevojat e shoqërisë demokratike multikulturore, me tregun e punës dhe me sfidat e reja në mjedisin e përgjithshëm shkencor-teknologjik, është prioriet në Programin për Gostivarin që duam.

“Për të arritur këto qëllime, nevojitet edhe intervenim në infrastrukturën shkollore. Në Programin për Gostivarin që duam nuk kemi lënë shkollë të komunës së Gosivarit pa paraparë investime në rivitalizimin e tyre”, tha Minahi duke radhitur projektet kryesore:

  1. Gazifikimi i shkollave brenda qytetit.
  2. Nxemje qendrore për çdo objekt shkollor
  3. Efikasitet energjetik në katër shkollat e mesme të qytetit
  4. 4. Agjendja e dixhitalizimit të shkollave.
  5. Ndërtimi i një çerdhe të re në qytet. Do të jetë çerdhe bashkëkohore e standardeve evropiane e para e këtij lloji në qytetin e Gostivarit.

“Po ashtu, do të hapim qendra ditore për zhvillimë të herëshëm të fëmijëve gati në çdo vendëbanim të Komunës së Gostivait. Risi në programin për Gostivarin që duam do të jetë aplikimi i shkollës verore dedikuar fëmijëve të mërgimtëreve, shkolla verore të jetë funksionale në periudhën e pushimeve, do të bëhet hapja e shkollave në qytet dhe fshatra për këtë qëllim. Gjithashtu risi në programin për Gostivarin që duam do të jetë përkrahje financiare për nxënësit ekselentë në arsimin fillor dhe të mesëm si dhe përkrahje financiare për nxënësit me te ardhura të ulëta”, potencoi Minahi.

Programi për Gostivarin që duam, tha ajo, parashikon rimëkëmjen e objekteve shkollore në çdo vendbanim dhe nuk ka mbetur shkollë që nuk kemi paraparë investime konkrete konform kërkesave të mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve, andaj Votoni Jetë, Votoni Blertë.

Related posts

Shkarkohet Goran Sugareski, emërohet drejtori i ri i Doganave

D V

Rënia e numrit të votave shkak nga pjesmarja e ulët në zgjedhje

Z H

Pendarovski i ftoi në festim të përbashkët në Krushevë Zaevin, Xhaferin dhe liderët e të gjitha partive parlamentare

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More