Shkolla “Naim Frashëri” Kumanovë gati për fillimin e vitit të ri shkollor

nga Xh M

Kumanovë, 1 shtator – Shkolla fillore komunale “Naim Frashëri” në Kumanovë i ka kryer të gjitha përgatitjet e domosdoshme për fillim sa më të mirë të vitit të ri shkollor.

Drejtori i kësaj Shkolle, Muhamet Zeqiri për programin tonë tha se muajt e verës janë shfrytëzuar maksimalisht për përmirësimin e kushteve si infrastrukturore në shkollë, por edhe ato kadrovike, gjë që le të kuptohet se fillimi i vitit shkollorë për 1.135 nxënës të shpërndarë në 55 paralele, do të jet i suksesshëm.

“Gjithmonë kemi parasyshë pjesën kur bëjmë evaulimin e shkollës, kemi parasyshë infrastrukturën e shkollës, mjetet didaktike në Shkollë por edhe zhvillimin professional të kuadrit arsimorë. Sa i përket infrastructures në shkollë gjithmonë parasyshë kemi dezinfektimin e klasave, gëlqerosjen e tyre, pastrimin e nyjeve sanitare, që mendoj se gjitha këto elemente apo dukuri i kemi kryer me sukses”, theksoi mes tjerash, Muhamet Zeqiri, Drejtor i ShFK”Naim Frashëri” Kumanovë.

Gëzon fakti se sivjet në këtë shkollë në klasën e parë janë regjistruar madje 130 nxënës, që don të thotë se nuk ka ulje të numrit të nxënësve sikur në shkollat tjera.

“Ne si shkollë, këtë vit shkollorë e fillojmë me 1.135 nxënës të shpërndarë në 55 paralele. Na gëzon fakti të cilin dua edhe ta potencoj se këtë vit shkollorë në klasën e parë regjistrojmë gjithësej 130 nxënës fakt ky që na gëzon sespe në shkollën tonë nuk vërehet mungesë apo zvogëlim i numrit të nxënësve”, theksoi mes tjerash, Muhamet Zeqiri, Drejtor i ShFK”Naim Frashëri” Kumanovë.

Gjithashtu nga drejtoria por edhe stafi arsimor i shkollës shpresojnë se edhe këtë vit shkollor, nxënësit e kësaj shkolle do ta prezantojnë me mjaft sukses shkollën në gara në lëndë të ndryshme nga niveli komunal deri në atë shtetëror.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More