Shkollat e Çairit të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor

Shkup, 31 gusht – Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, së bashku me ministren e Arsimit, Milla Carovska, përfaqësuesen e UNICEF-it në vend, Patricia Di Xhovani dhe drejtoreshën e Shkollës Fillore Komunale “Liria”, Teuta Idrizi, inspektuan gatishmërinë e këtij institucioni për fillimin e procesit mësimor, posaçërisht në kohë pandemie dhe me prezencë fizike. Me këtë rast Ganiu theksoi se të gjitha shkollat fillore dhe të mesme që aderojnë në Komunën e Çairit janë të gatshme për fillimin e procesit arsimor në kushtet në të cilat gjendemi për momentin.

 

“Përkujtova se me ditë të tëra ekipet tona komunale kanë bërë dezinfektimin e të gjitha institucioneve arsimore me mjete speciale, ndërsa gjatë ditës së djeshme përfunduam edhe me larjen me dorë dhe me makina speciale të oborreve të tyre. Komuna e Çairit që në fillimet e pandemisë ka vendosur thuajse 2 mijë paravanë mbrojtës për nxënësit, në mënyrë që ata të jenë sa më të mbrojtur, por edhe kuptohet personeli i shkollave ta ketë më lehtë të menaxhojë parandalimin e përhapjes së mundshme të Kovid-19”, ka thënë kreu i Çairit, Visar Ganiu.

Ai ka sqaruar se ashtu siç e kanë informuar edhe drejtorët e shkollave, procesi arsimor do të zhvillohet sipas kushteve që janë paraparë nga ministritë gjegjëse dhe organet shëndetësore. Në hyrje do të bëhet matja e temperaturës, dezinfektimi e pastaj do të bëhet shpërndarja nëpër klasa.

“Kuptohet edhe mjetet e nevojshme që kërkohen me modelin e ri të arsimimit, tabela të mençura, projektorë, mjete didaktike, por edhe librat shkollorë për klasat e para janë siguruar. Me këtë rast dua të theksoj se shkollat e Çairit janë ndër ato që janë përkujdesur për të gjithë nxënësit duke krijuar edhe dhoma senzorike, tualete për fëmijët me nevoja të posaçme, janë angazhuar logopedë”, shtoi kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu./Zhurnal.mk

📚Shkollat e Çairit të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor Bashkë me zëvendëskryeministrin e parë dhe Ministër…

Posted by Visar Ganiu on Tuesday, August 31, 2021

Related posts

Prej nesër ndryshon regjimi i komunikacionit në pjesën rrugore Mavrovë-Zhirovnicë

Redaksia

Në vend të karantinës, edhe katër banorë të Gostivarit kanë ikur përmes kufirit

Z H

MSH: Dje janë vaksinuar 14.230 qytetarë, gjithsej deri më tani janë vaksinuar 506.033

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com