Tetovë, 8 shtator – Pas shumë vitesh në shkollën fillore “Besa”, në Veshallë të Tetovës, as një nxënës nuk regjistrohet në klasë të parë. Përgjegjësi i shkollës Emin Denjalli, tha se përveç klasës së parë mungon edhe paralelja e klasës së dytë dhe e gjashta.
“Te klasa e parë nuk kemi nxënës. Vitin e kaluar kemi pasur 12 nxënës, klasa e nënët ka pasur dy nxënës. Për fat të mirë kemi dy nxënës këtë vitë me shumë se vitin e kaluar. Në fshatin Veshallë, na mungon paralelja e klasës së parë dhe të dytë. Vitin e kaluar na ka munguar paralelja e klasës së pestë por këtë vitë na mungon paralelja e klasës së gjashtë.”, tha Emin Denjalli, përgjegjës në shkollën fillore Besa në Veshall.
Në Bozovcë, nëntë nxënës gjithsej
Të njëjtin fat vitin e kaluar e kishte shkolla fillore periferike “Besa” në Bozovcë por, këtë vit janë regjistruar katër nxënës. Megjithatë situata vazhdon të jetë shqetësues në të dyja shkollat.
“Këtë vit nxënësit që janë në klasë të parë janë katër, dy djem dhe dy vajza. Tre kanë ardhur dhe një ende nuk ka ardhë. Numri i përgjithshëm në këtë shkollë janë nëntë nxënës.”, tha Neshat Memedi, arsimtar në shkollën Besa në Bozovcë.
Nga komuna e Tetovës, thonë se këtë vit, krahasur me një vit më parë në 12 shkollat fillore janë ulur 97 nxënës më pak, ndërsa nuk do të mbyllet as një paralele dhe nuk rrezikohet as një i punësuar.
“Në 12 shkollat fillore që janë në kompetenca të Komunës së Tetovës, janë regjsitruar rreth 934 nxënës, që nëse bëjmë një krahasim me vitin e kaluar kemi zvoglim në numrit të nxënësive me 97 nxënës, por kjo nuk ka dhënë ndonjë efekt negative në zvoglim të paraleleve ose humbje të kuadrit arsimor. Është evidentet që në fshatrat e Malësisë kemi më pak nxënës sidomos në fshatin Veshallë dhe Bozofcë, për dallim nga viti paraprak ku në Bozofcë nuk kishim asnjë nxënës në klasë të parë këtë vit kemi katër të regjistruar. Mirëpo shkollat fillore në Veshallë dhe Bozovcë funksionojnë si shkolla periferike të shkollës Besa që me seli është në Reçicë të Vogël.”, tha Nazmi Dauti nga sektori i arsimit, Tetovë.
Ulja e nxënësve nëpër të gjitha shkollat fillore në Malësi të Tetovës, vjen si pasoj e emigrimit në shtetet Europiane dhe migrimit masiv nga fshatrat në qytet.