Shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar do të fillojnë onllajn, filloret me prani fizike

Tetovë, 27 gusht – Me kërkesë të Komunës së Tetovës, për fillim të vitit shkollor me mësim onllajn në tre javët e para, Komisioni për sëmundje ngjitëse vendosi vetëm shkollat e mesme të kenë process mësimor përmes internetit dhe atë për dy javët e para në Tetovë dhe Gostivar, ndërkaq si do të zhvillohet më tej do të varet nga zhvillimi I gjendjes varësisht nga situate, deklaroi në Tetovë, ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe.

 

“Një nga shkaqet kryesore për këtë vendim është gjendja në spitale të cilat janë përplot, pacientë nga Tetova dhe Gostivari po vendosen në Shkup. Numri I nxënësve në shkollat e mesme është I lartë dhe mund të jetë faktor rreziku shtesë edhe pse më duhet të potencoj se nuk pati transmission në shkolla vitin e kaluar shkollor kur 40 për qind e nxënësve ishin nëpër shkolla. Por duhet të jemi të kujdesshëm megjithatë tani kemi spitale të mbushura dhe nuk mund të ndërmerret rreziku të ndodhë edhe një përkeqësim shtesë I situatës. Është mirë që numrat e të sëmurëve po pakësohen. Imunizimi masiv dhe imuniteti I përfituar me siguri e bën valën më të ndryshme, por që të konfirmojmë këtë duhet të kalojë një kohë. Përfshirja e vaksinimit u rrit nga 23 në 35 për qind në Tetovë”, tha Filipçe pas takimit me kryetaren e Komunës Tetuta Arifi.

Shkollat fillore në dy qytetet do të fillojnë mësim me prani fizike.

Për propozimin e Komunës së Tetovës të kërkohen teste të detyrueshme negative nga punonjësit e pavaksinuar arsimorë, Filipçe tha se ato janë propozime për të cilat do të bisedohet në Shtabin kryesor të krizës të Qeverisë, ndërsa Qeveria në mbledhje sjellë vendim.

“Është e saktë se në disa vende evropiane njerëzit sjellin masa me qëllim që të rritet përfshirja me vaksinim dhe ne I shohim ato porosi dhe ato propozime. Tani janë vaksinuar afërsisht 70 për qind e të punësuarve në shkolla, Dhe besoj se kjo dhe respektimi I masave, kjo vlen për territorin e mbarë vendit për të gjitha shkollat, se me të vërtetë do të kontribuojë të kemi një nga aspektet epidemiologjike për vit të qetë shkollor. Ja tani, kontribut shtesë është vaksinimi jo vetëm këtu por edhe I tërë popullatës, kështu që për të gjitha propozimet do të diskutohet edhe në Shtab edhe në Qeveri”, tha Filipçe.

Për mësimin në universitete në rajonin e Pollogut ministri tha se do të bisedohet me ta duke pasur parasysh karakteristikat e posaçme të cilat I ka kanë këto ente arsimore.

Related posts

Zaev – Hani: Mbështetje të mobilitetit dhe ndërlidhje të të rinjve të rajonit është një investimi në të ardhmen e tyre

D V

Maqedoni: Pa ujë në 40 gradë Celsius

D V

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com