Shkollat në komunën e Strugës të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor

Strugë, 30 gusht – Të gjitha shkollat në Komunën e Strugës janë të gatshme për fillim të vitit shkollor me prani fizike të nxënësve, sipas protokolleve për mbrojtje nga Kovid-19, konfirmoi për MIA-n shefja e  Kabinetit të kryetarit të komunës Erkanda Bauta.

 

Ajo potencoi se do të kërkohet përgjegjësi maksimale dhe harmonizim me planin dhe programin, të cilat janë pjesë e procesit arsimor.

“Do të kërkojmë përgjegjësi dhe harmonizim me planin dhe protokollet që ishin miratuar nga të gjitha palët,  të cilat janë pjesë e procesit arsimor, duke filluar nga nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe Komuna. Për shkak të rrezikut nga përhapja e virusit nevojitet kujdes edhe jashtë hapësirave shkollore”, theksoi Bauta.

Një pjesë e shkollave në Komunën e Strugës janë siguruar me smart pajisje për pilot  projektin për nxënësit e klasës së katërt, ndërsa në një pjesë ende zgjat pajisja.

Në territorin e komunës së Strugës janë 11 shkolla fillore, në të cilat mësimin e ndjekin 5.149 nxënës, ndërsa vitin e ri shkollor do ta fillojnë 565 nxënës të klasës së parë

Related posts

Sa të pavarur janë kandidatët e pavarur në zgjedhjet lokale?

Z H

Tetovë-Gostivar, autostrada që nuk plotëson kushtet

R Zh

Ivanovska: Qeveria të heqë dorë nga angazhimi i “Bechtel dhe Enka” përmes “ligjit të veçantë”

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com