Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Shkollat, vështirësi për të respektuar masat

“Ndalohen grumbullimet me më shume sesa 10 persona në mjedis të hapur ose të mbyllur…”

Vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për të mos lejuar më shumë sesa 10 veta në mjedis të hapur apo të mbyllur vjen në një kohë kur udhëzimi në fuqi i hapjes së shkollave lejon një numër prej 15 deri 20 nxënësish në një klasë.

Le të supozojmë skenarin ideal ku nxënësit e zbatojnë me përpikmëri protokollin e sigurisë brenda klasave. Po mjafton një vëzhgim nëpër shkollat e vendit për të parë se çfarë ndodh në oborret apo jashtë rrethimeve të tyre.Grumbullimet dhe mungesa e distancës mes nxënësve janë një pamje e zakonshme, edhe pse në një situatë pandemie.

Ekspertët thonë se pjesa më e madhe e tyre janë asimptomatikë. Aktualisht në Pavionin Infektiv të Pediatrisë janë të shtruar 8 fëmijë me Covid-19, ndërsa Urgjencës së këtij spitali i drejtohen për të marrë shërbim mjekësor mbi 100 fëmijë në ditë. Mes tyre konfirmohen të prekur nga Covid çdo ditë.

“Kemi 100 deri 120 fëmijë në ditë, kryesisht me probleme respiratore. Nga fëmijët që dyshohen se mund të jenë bartës të Covid-19 konfirmohen rreth 1 deri 2 pozitiv me koronavirus”.  

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Arsimit, gjatëjavës së dytë të Nëntorit janë aktivizuar 260 mësues provizorë. Zëvendësimet e detyrueshme janë kryer si rrjedhojë e mungesave nga infektimet me Covid-19, karantinim apo të tjera arsye. Instituti i Shëndetit Publik e konsideron këtë një situatë nën kontroll pasi infektimet në shkolla përbëjnë vetëm 1.8 % të totalit të pozitivitetit.

Megjithatë këto pamje të nxënësve nuk tregojnë tjetër veçse një mungesë kontrolli, që edhe nëse nuk përkthehet në numër të drejtpërdrejt infektimesh, janë një transmetues ideal i virusit, një pikë ku pajtohen të gjithë ekspertët./TvKlan/

Postime të ngjashme

Vetoja bullgare/ Ja kur i vjen sërish mundësia Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE-në!

Dafina Vidishiqi

900 mijë vaksinime antiCOVID në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Ikën nga hoteli të pakënaqur nga kushtet, pronarja i zë rrugën çiftit me fëmijë të vogël

Dafina Vidishiqi

Mes bukurive magjepsëse të maleve të Leskovikut, kyeministri Rama publikon pamje nga agroturizmi i shumëkërkuar

Bekim Laçi

Këshilli Europian, sot fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Bekim Laçi

Energjia eolike, “Washington Post”: Shqipëria diversifikon prodhimin e energjisë elektrike me bazë ujin

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...