Agjencia Zhurnal.mk

Shkollë në pandemi, hapat e Shqipërisë krahas shteteve të tjera. Katër ditë nga nisja, çfarë pritet të ndodhë

Rikthimi i fëmijëve në shkolla pas më shumë se gjashtë muajsh, në kushte krejt të pazakonta, ka shtuar ankthin te prindërit, përgjegjësinë te mësuesit e bashkë me to edhe pikëpyetjet e shumta se si do të vijojë mësimi në kushtet e pandemisë.

Duke qenë se vendimi i vonuar për të hapur shkollat u mor pasi u panë modelet e vendeve të tjera, sytë shkojnë te pasojat e vendimeve të shteteve që fillimi i vitit të ri shkollor i gjeti përpara 14 shtatorit. Çfarë do të ndodhë pas hapjes së madhe? Kjo pyetje mundon më shumë prindërit që kanë larguar fokusin kryesor nga mësimet te shëndeti.

MODELET

Gjermania ishte e para që në mes të gushtit vendosi të hapë shkollat dhe u detyrua që në javën e dytë të saj të mbyllë 41 prej tyre, nga më shumë se 800 shkolla që ndodhen vetëm në Berlin. 22 shkolla dhe 133 klasa në Francë nga më shumë se 60 mijë në total janë mbyllur vetëm pak ditë pasi u hapën.

Dizinfektimi-shkollat (1)

Edhe pse autoritetet e lidhin shpërthimin e rasteve me faktorë të tjerë jashtë shkollës, java e parë nga mësues e prindër cilësohet relativisht “e keqe” (situatë kjo e pritshme). Turqia, në këtë aspekt, po tregohet më e tërhequr.

Pasi njohu rritje të infektimeve ditët e fundit, ky shtet vendosi të shtyjë rihapjen, duke përjashtuar vetëm klasat e para që do të frekuentojnë klasën vetëm dy ditë në javë. Pasi u deklarua data 21 shtator, rritja e nivelit të vdekshmërisë shtyu vendimin për javët në vijim.

Shteti fqinj, Italia, një prej vendeve të prekura më rëndë, është në të njëjtin hap me ne sa u përket shkollave. Përveç veriut të Italisë që mori vendimin për t’i hapur disi më herët, këtë të hënë pjesa më e madhe e tetë milionë nxënësve rikthehen në banka me premtimin e Kryeministrit për siguri të plotë.

Disa rajone të tjera, si Pulia apo Kalabria, kanë vendosur ta shtyjnë për në 24 shtator. Deri tani nuk ka një përgjigje definitive mbi efektin e shkollave në shtimin e infektimeve. Edhe studimet në botë janë kontradiktore. Disa sugjerojnë se fëmijët nuk transmetojnë virusin, ndërsa të tjera thonë se ata shërbejnë si vektor transmetimi në shtëpi, ndërsa vetë ata nuk vuajnë pasoja të rënda.

TESTIMI I MËSUESVE

Ndryshe nga vende të tjera, Shqipëria nuk do të bëjë testimin e mësuesve në prag të fillimvitit shkollor. Në këtë aspekt, madje nuk konkurron as Kosovën. Për ISHP-në, një gjë e tillë nuk është efektive përpara, por pas identifikimit të rastit.

“Nuk e kemi konsideruar të rëndësishme testimin paraprak, pra, para fillimit të mësimit sepse ky është një infeksion që t’i mund ta marrësh çdo ditë, edhe në qoftë se ne testohemi sot, të nesërmen, javën tjetër, gjithkush nga ne mund të infektohet. Kështu që nuk është konsideruar kosto efektive. Ka vende që e kanë konsideruar të rëndësishme, ka vende jo”, deklaron shefja e Departamentit të Promocionit Shëndetësor në ISHP, Genta Qirjako. Ndërsa prindërit mendojnë të kundërtën. “Patjetër që duhen testuar. Janë midis fëmijëve”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...