Shkon në 120 numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve në Gjermani

Thellohet bilanci tragjik në Gjermani. Ka shkuar në 120 numri i të vdekurve si pasojë e përmbytjeve të mëdha që kanë përfshirë pjesën perëndimore të vendit.

 

Shirat e rrëmbyeshëm shënuam përmbytjet më të mëdha në dekada, ku lumenjtë dolën nga shtrati dhe morën shtëpitë dhe gjithçka që ju doli para.

Ndërkohë që numri i vdekjeve ka kaluar 100, kancelarja Angela Merkel bëri thirrje për një betejë të vendosur kundër ndryshimit të klimës.

Situata është e rëndë edhe në Belgjikë, ku raportohen 22 viktima. Holanda, Luksemburgu dhe Zvicra janë prekur gjithashtu.

Në Gjermani, qytetet e Rhineland-Palatinate dhe North Rhine-Westphalia janë më të goditurat.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se ndryshimi i klimës i shkaktuar nga njerëzit do të sjellë impulse të reshjeve ekstreme të tilla si këto.

Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier gjithashtu bëri thirrje për veprim mbi ndryshimin e klimës. “Vetëm nëse marrim seriozisht luftën kundër ndryshimit të klimës me vendosmëri, do të jemi në gjendje të mbajmë nën kontroll kushtet ekstreme të motit, siç po përjetojmë tani,” ka thënë ai.

Related posts

Britania e Madhe regjistron më shumë vdekje sesa lindje në 44 vitet e fundit

N E

Shefi i AstraZeneca: Të mos ngutemi për dozën e tretë të vaksinave anti-COVID

D V

Ushtria arreston presidentin e Guinesë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More