Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Shkon në 1270 numri i viktimave

Pesë persona kanë humbur jetën 24 orët e fundit në Shqipëri, duke e çuar në 1270 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë.

“Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.”, njoftoi ministria e Shëndetësisë.

Edhe numri i rasteve të reja në 24 orë vijon të mbetet i lartë. Ministria njofton se nga 3029 testime të kryera, 581 qytetarë kanë rezultuar me koronavirus. Numrin më të lartë vijon të mbajë Tirana.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 177 raste në Tiranë, 37 raste në Vlorë, 28 raste në Elbasan, 26 raste në Durrës dhe Fier, 25 raste në Lushnje, 23 raste në Kavajë, 20 raste në Dibër, 19 raste në Shkodër, 16 raste në Krujë dhe Berat, 14 raste në Sarandë, 12 raste në Mat, 10 raste në Kamëz dhe Peqin, 9 raste në Kukës, 8 raste në Kurbin, Prrenjas, Gramsh, 7 raste në Mallakastër, Divjakë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Librazhd, Bulqizë, Shijak, Kuçovë, Libohovë, 4 raste në Korçë, Tropojë, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Belsh, 3 raste në Rrogozhinë, Delvinë, Vau i Dejës, Dropull, 2 raste në Tepelenë, Vorë, Patos, Poliçan, 1 rast në Mirditë, Përmet, Selenicë, Roskovec.”, njoftuan autoritetet këtë të shtunë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesuni për higjenën vetjake.

Postime të ngjashme

Shqipëri, 21 të vdekur e 777 të infektuar

T E

Ethet e listës së PS në zgjedhje/ Tre deputetë deklarojnë tërheqjen, për t’i hapur rrugën më të rinjve

T E

Senatori amerikan nderon imamin shqiptar në Nju Jork

T E

Covid shuan familjen Cara, ndërron jetën babai, nëna dhe djali i vetëm

T E

Kush është studentja 22 -vjeçare që vdiq nga Covid 19

T E

Di Maio: Vendet skeptike të hedhin poshtë paragjykimet, duhet të nisë procesi i zgjerimit me Ballkanin

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...