Bota

Shkon në 15 mijë, administrata Trump kufizon sërsih numrin e refugjatëve

Administrata e presidentit Trump tha se do të reduktojë numrin e refugjatëve që pranohen në Shtetet e Bashkuara në 15,000 gjatë vitit fiskal 2021, i cili fillon nga 1 tetori.

Kjo është shifra më e fundit në një seri reduktimesh të përvitshme që kur Donald Trump mori detyrën në vitin 2017. Në vitin 2020, administrata e vendosi kufirin në 18,000 refugjatë.

Shtetet e Bashkuara lejuan 10,892 refugjatë përpara se ta pezullonin programin për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kjo është shifra më e ulët që kur programi i refugjatëve u miratua nga Kongresi në vitin 1980. Kufiri vjetor gjatë administratës së Presidentit Barack Obama ishte midis 70,000 dhe 85,000 refugjatë.

Departamenti i Shtetit tha se propozimi i Presidentit Trump për vitin 2021 “ripohon angazhimin e përhershëm të Amerikës për të ndihmuar njerëzit më të prekur në botë ndërsa përmbush detyrën tonë parësore për të mbrojtur dhe për t’i shërbyer popullit amerikan”. Krish Vignarajah, presidente e Shërbimit Luteranian të Emigracionit dhe Refugjatëve, një agjenci e financuar nga qeveria amerikane që ndihmon për sistemimin e refugjatëve në Shtetet e Bashkuara, tha se vendimi për të kufizuar më tej numrin e pranimit të refugjatëve “është plotësisht një dështim i detyrimit tonë moral dhe i vlerave të kombit tonë.”

Postime të ngjashme

Civilët vriten dhe plagosen ndërsa qytetet kryesore janë bombarduar – pamje të reja nga konflikti në rritje midis Azerbajxhanit dhe Armenisë

admin

Abuzimet në kishën polake: I besuari i Papës nën dyshim

S.B.

​BE kërcënon me sanksione Lukashenkon nëse ai nuk negocion me opozitën

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...