Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Shkon në 26 numri i viktimave në Turqi dhe ishullin grek, Samos

Zhurnal Ads

Të paktën 26 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur pas goditjeve të tërmetit në Izmir në Turqi dhe ishullin grek, Samos.

Dëme të konsiderueshme materiale u regjistruan në qytetin turk të Izmirit si edhe goditje u regjistruan edhe në dy ishuj grekë.

Kryetari i Bashkisë në Izmir bëri me dije se të paktën 20 ndërtesa ishin shembur.

Autoritetet në Turqi raportojnë se janë regjistruar 24 të vrarë dhe më shumë se 800 të plagosur nga tërmeti. Po ashtu mediat greke raportuan dëmtime edhe në Samos. Ndërsa dy adoleshentë, të cilët po ktheheshin nga shkolla në shtëpi, humbën jetën për shkak se u goditën një shkëputja e një shkëmbi.

Ndërkohë qytetarëve i është kërkuar të qëndrojnë larg zonave bregdetare, për t’ju shmangur katastrofës në rastin e një vale zbatice apo lëkundjeve të tjera të tërmetit, tha Efthymios Lekkas, kreu u organizatës së Greqisë për planifikimin antisizmik.

Sakaq presidenti turk Rexhep Tayyp Erdogan, tha se të gjitha kapacitetet e shtetit ishin dërguar në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

Ndërkohë operacionet e shpëtimin vijojnë përpjekjet për të ndihmuar personat e dëmtuat, 38 ambulanca, dy helikopterë të ndihmës së shpejtë, 35 ekipe shpëtimi të personelit mjekësor tashmë janë fokusuar në Izmir në shpëtimin e qytetarëve.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

“Një brez, një rrugë”,një mundësi bashkëpunimi me përfitim të ndërsjelltë

Z H

Dita Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj Gruas: Shumë vrasje në Gjermani

S.B.

Armenia dhe Azerbajxhani me akuza të ndërsjellta për mosrespektim të armëpushimit të ri

admin

Hoteli më i lartë në botë nis provën e funksionimit

Z H

Kina zhvillon trenin e ri magnetik me shpejtësi të mesme në të ulët

Z H

Azerbajxhani i shkakton humbje ushtrisë armene

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...