Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Shkon në 27 numri i viktimave civile në vendbanimet e Azerbajxhanit, fajësohet Armenia

Kryeprokurori i Azerbajxhanit përmes një deklarate tha se Armenia qëllimisht është duke i vënë në shënjestër vendbanimet civile.

Që nga 27 shtatori, kur shpërtheu konflikti i armatosur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, 27 civilë azerë janë vrarë dhe 141 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve të forcave armene, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.

Armenia dhe Azerbajxhani kanë qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik deri në shpërbërjen e tij më 1991.

Për katër dekada, këto dy shtete të vogla janë në konflikt të pazgjidhur për rajonin Nagorno-Karabak, i cili nga komuniteti ndërkombëtar njihet si territor i Azerbajxhanit, por që kontrollohet nga armenët

Para këtij viti, tensionet ishin rritur edhe në vitin 2016, kur forcat e të dyja vendeve ishin përleshur për katër ditë me radhë.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) është përpjekur për një kohë të gjatë që të gjejë një zgjidhje për këtë mosmarrëveshje duke e formuar Grupin e Minskut, të përbërë nga diplomatët francezë, rusë dhe amerikanë, me qëllim të arritjes së një armëpushimi të qëndrueshëm.

Postime të ngjashme

Zelanda e Re i shpëtoi një cunami

S.B.

BE paralajmëron për një krizë shoqërore pas pandemisë

S.B.

Britania apelon që “menjëherë t`i jepet fund” shtypjes ushtarake në Mianmar

S.B.

Pekini dëshiron kontroll të rrept në zgjedhjet e Hong Kongut

S.B.

Qipro s’pranon turistë britanikë nëse s’janë të vaksinuar për Covid19

S.B.

Gjermani, 264 viktima të reja nga COVID-19

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...