Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Shkon në 28 numri i viktimave të shpërthimit në Bagdad

Ka shkuar në 28 numri i të vrarëve nga dy shpërthime vetëvrasëse që ndodhën të enjten në kryeqytetin irakian, Bagdad. Shpërthimi ndodhi në një treg ku kishte shumë njerëz.

Autoritetet fillimisht raportuan për 13 të vdekur, ndonëse paralajmëruan se numri mund të rritej për shkak të gjendjes kritike të disa personave të lënduar nga dy shpërthimet.

Ky ishte sulmi i parë i këtij lloji në kryeqytetin irakian në vitet e fundit. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë akoma për sulmin vdekjeprurës.

Shpërthimet vetëvrasëse kanë qenë të rralla në kryeqytetin irakian që nga mposhtja e ISIS-it në vitin 2017. Sulmi i fundit i këtij lloji kishte ndodhur në janar të vitit 2018, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Ushtria irakiane tha se dy sulmues të veshur me jelekë shpërthyes i aktivizuan bombat në mesin e njerëzve në një treg të ngarkuar në Sheshin Tayaran në pjesën qendrore të Bagdadit.

Postime të ngjashme

Meksikë, në 5 vitet e fundit janë vrarë 17.715 gra

S.B.

Afganistani merr dozat e para të vaksinës nga COVAX

S.B.

Estonia planifikon një izolim të plotë

S.B.

Mijëra qytetarë detyrohen të largohen nga Tigray

S.B.

Tibet, hekurudha e shpejtësisë së lartë do të hapet në korrik

Z H

Wang Yi : Kina dhe SHBA mund dhe duhet te bashkepunojne

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...