Agjencia Zhurnal.mk

Shkon në 30 numri i të prekurve nga COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës sonte njoftoi se sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR  janë testuar 104 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe gjashtë prej tyre janë pozitive (katër raste në testimin e parë dhe dy raste në testimin e dytë).

Siç bëri të ditur IKSHPK, dy rastet pozitive janë raste me vendbanim nga Gjilani, njeri i gjinisë mashkullore, i moshës 20 vjeçare dhe tjetra e gjinisë femërore, e moshës 36 vjeçare.

Me dy rastet e fundit, numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë arriti në 30.

“Nga data 08.02.2020 deri me 21.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 521 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë  raste kanë rezultuar pozitive.”, njoftoi më tutje IKSHPK.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 21 mars 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 298.305 raste të COVID-19 me 94.624 të shëruar dhe 12.836 raste të vdekjes.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!