Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Shkon në 5 numri i viktimave nga trazirat në SHBA

Policia e Kapitolit amerikan konfirmoi vdekjen e një prej oficerëve të tyre të enjten vonë nga dëmtimet e pësuara kur një turmë mbështetësish të Presidentit Donald Trump sulmuan Kapitolin një ditë më parë.

Policia e Kapitolit tha në një deklaratë se oficeri Brian D. Sicknick vdiq rreth orës 21:30 të enjten “për shkak të dëmtimeve të marra gjatë kryerjes së detyrës”.

Vdekja po hetohet nga dega e vrasjeve e Departamentit të Policisë Metropolitane DC, Policia e Kapitolit të SHBA dhe partnerët e tyre federalë, shkruan TopChannel.

Sicknick është personi i pestë që vdes si rezultat i protestës së të Mërkurës. Një grua u qëllua dhe u vra nga Policia e Kapitolit ndërsa turma mësyu ndërtesën dhe tre të tjerë pësuan urgjenca mjekësore që rezultuan fatale.

Postime të ngjashme

Biden: Sulmet kibernetike mund të çojnë në luftë

D V

Nga sot, mohimi i gjenocidit në Bosnje ndalohet

D V

HRW: Sulmet në Gaza duket se përbëjnë krime lufte

D V

Dy njerëz të vdekur nga shpërthimi në Gjermani

D V

Parashikime më të mira për ekonominë globale më 2022

D V

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...