Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Shkon në 50 numri i viktimave nga sulmi me bombë në Kabul

Ka arritur në 50 numri i viktimave nga sulmi me bombë në një shkollë të vajzave në Kabul të Afganistanit, tha Ministria e Brendshme. Ndërkaq, nga shpërthimi janë plagosur edhe 100 persona të tjerë.

Shumica e viktimave nga sulmi që ndodhi më 8 maj ishin vajzta që studionin në këtë shkollë që gjendet në lagjen Dasht-e-Barchi, që banohet me shiitë hazara.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Tariq Arian tha se një makinë me bombë shpërtheu në hyrje të shkollës Sayed Al-Shuhada, ndërkaq edhe dy bomba të tjera shpërthyen në momentin kur studentët po tentonin që të iknin pas shpërthimit të parë.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Talibanët kanë mohuar se qëndrojnë prapa këtij sulmi dhe e kanë dënuar atë.

Por, presidenti afgan, Ashtraf Ghani ka fajësuar talibanët për sulmin edhe pse nuk ka dhënë dëshmi për të mbështetur këto akuza.

Zyrtarët afganë për një kohë të gjatë akuzojnë talibanët se po mundohen që të mos marrin përgjegjësinë për sulme, duke lënë grupe të tjera, siç është grupi militant, Shteti Islamik që të marrë përgjegjësinë për sulme militante.

Militantët e IS-it dhe talibanët janë fajësuar për sulme që kanë lënë të vrarë qindra pjesëtarë të komunitetit Hazara viteve të fundit./REL

Postime të ngjashme

Putin nënshkruan ligjin që mbron të dhënat e zyrtarëve të sigurisë

Dafina Vidishiqi

30 mijë fëmijë rrezikojnë të vdesin nga uria në Tigray të Etiopisë

Dafina Vidishiqi

Mbretëresha i bëri të qeshnin udhëheqësit e G7: A duhet të dukeshit sikur po kënaqeni gjatë pozimit?

Dafina Vidishiqi

Putin: Marrëdhëniet me SHBA-në në nivel më të keq në vitet e fundit

Dafina Vidishiqi

G7-ta sot pritet ta hartojë planin global anti- COVID

Dafina Vidishiqi

Kanadezët marshojnë kundër islamofobisë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...