Ushtria izraelite ka njoftuar se janë shkrepur dhjetë raketa ngas Libani në drejtim të Haifas, duke bërë që autoritetet e sigurisë të aktivizojnë sirenat që paralajmërojnë sulmet e mundshme ajrore në qytetin bregdetar.
Disa prej raketave janë shkatërruar në ajër, derisa tjerat kanë rënë në zona të pabanuara, ka theksuar IDF-ja izraelite, transmeton Telegrafi.
Të paktën një prej raketave ka rënë në det shumë afër Haifas, e autoritetet izraelite thotë se nuk raportohet për të lënduar.
Qytetarët e atjeshëm thonë se kanë parë raketat duke fluturuar, por se asnjë prej tyre nuk ka shkaktuar dëme materiale apo viktima në njerëz.
Në anën tjetër, izraelitët po vazhdojnë me sulme ajrore mbi pozicionet e Hezbollahut në pothuajse çdo pjesë të Libanit.