Shkup, 16 shtator, Zhurnal.mk– Një foto në të cilën shihet lideri i BDI-së Ali Ahmeti në shoqëri të Izet Mexhitit, Nazim Bushit, Artan Grubit dhe Bujar Osmanit duket se është e vjetër dhe e shkrepur para tubimit në qendër të Shkupit, ndërkohë që e njejta foto këto ditë po shpërndahet në rrjetet sociale duke u cilësuar në kontekst se nuk ka pakënaqësi në rradhët e BDI-së ose më saktë në degën e Cairit, shkruan Zhurnal.mk
Por burime pranë BDI-së për Agjencinë e lajmeve Zhurnal theksojnë se fotoja e cila është shkrepur është e vjetër dhe se pakënaqësia në këtë degë vazhdon të jetë e madhe ndërsa shqetësim dhe pakënaqësi ka edhe në nëndegët e kësaj dege që nga emërimi i Artan Grubit për zëvendës kryeministër të parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.
Profilin e Fejsbukut “Bdi Bdi”, dyshohet se menaxhohet nga vet Artan Grubi, thekson burimi për zhurnal.mk
