Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Shkrihet ajsbergu më i madh në botë

Ajsbergu mbulonte një sipërfaqe prej gati gjashtë mijë kilometra katrorë, peshonte gati një miliard ton dhe u shkëput nga Antarktida në 2017.  Por tani A68 , ajsbergu më i madh në botë, me madhësinë e një të katërtës së Uellsit , më në fund është shkrirë.

Ajsbergu më i madh në botë është shkrirë. Ai mbulonte një sipërfaqe prej gati gjashtë mijë kilometra katrorë, peshonte gati një miliard ton dhe u shkëput nga Antarktida në 2017.  Por tani A68 , ajsbergu më i madh në botë, me madhësinë e një të katërtës së Uellsit , më në fund është shkrirë.

Sipas Qendrës kombëtare për akullin, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tashmë ai është copëtuar në mijëra pjesë të vogla të cilat nuk ia vlen më të monitorohen.

Ajsbergu ishte bërë i famshëm kur, pas një viti gjatë të cilit nuk kishte lëvizur fare, nisi të zhvendosej drejt veriut me një shpejtësi në rritje, duke kaluar rryma të ndryshme dhe erëra të forta.

Frika ishte se mos blloku i madh do të shkonte të përplasej me territoret britanike të Georgias së Jugut. Por valët, uji i ngrohtë dhe temperaturat më të larta në Atlantik në fund arritën të shkrijnë ajsbergun e njohur si A68.

Postime të ngjashme

Britania mund të shtyjë heqjen e masave kundër koronavirusit

Bekim Laçi

Putin: Gati të ekstradojmë të gjithë hakerat nëse edhe SHBA bën një gjë të tillë

Bekim Laçi

Mbretëresha Elisabeth pret presidentin Biden për çaj

Bekim Laçi

Biden për herë të parë në një samit të NATO-s

Bekim Laçi

Betohet qeveria e re izraelite, nëntë gra ministre

Bekim Laçi

Zviceranët votojnë kundër masave për ndryshimet klimatike

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...