Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Shkrimtari brazilian: Në Francë besonin se Kadare do ta fitojë Nobelin

Maryse Condé, Ludmila Ulitskaya, Haruki Murakami, Margaret Atwood, Ngugi wa Thiong’o, Anne Carson, Javier Marías, Ko Un, Yan Lianke etj. janë vetëm disa nga emrat që u lakuan si fitues të mundshëm të Nobelit në Letërsi për 2020-ën. Mes këtyre autorëve, në mediat si “The New Republic”, të tjera të përditshme suedeze, kroate, çeke etj., lakojnë edhe emrin e Ismail Kadaresë.

I konsideruar si pasuesi i Franz Kafkas nga juria e çmimit ndërkombëtar “Neustadt”, që e shpalli fitues për vitin 2020, shkrimtari shqiptar, sikundër favoritë të tjerë të përvitshëm të Nobelit, duket se duhet të pres ende për t’u “kurorëzuar” me çmimin më të rëndësishëm të letërsisë (edhe pse Akademia Suedeze vitet e fundit po befason kritikët, publikun e deri edhe vetë anëtarët e jashtëm të saj, si me rastit e Peter Handkes).

Për çdo vit Kadare ka qenë kandidati i vetëm i propozuar nga Akademia Shqiptare e Shkencave. Po ashtu, pritshmëritë e publikut shqiptar e të njerëzve të letrave, që Shqipëria të rrëmbejë Nobelin e Letërsisë, janë të drejtuara vetëm nga ai.

Mirëpo, shkrimtari brazilian, Fernando Dourado Filho, një ditë para shpalljes së Nobelit sjell një panoramë të Parisit, ku mes takimeve me njerëzit më të rëndësishëm të librave, konfirmon se emri më i favorizuar edhe në Francë, ka qenë ai i shkrimtarit tonë Po ashtu, ai e përmend Kadarenë edhe si një autor të tijin të pëlqyer. Ndonëse ka për zemër disa autorë brazilianë, pohon se “do të ishte i lumtur” po ta fitonte shkrimtari shqiptar.

“Duke biseduar këtë të mërkurë në Paris me katër librarë të klasit të parë (përkatësisht të librarive ‘Compagnie’, ‘L’ecume des pages’, ‘Pollonaise’, ‘Gibert Jeune’ dhe një nga menaxherët më evaziv të shtëpisë botuese ‘Harmattan’ në rrugën ‘Rue des Écoles’, nga të gjithë dëgjova emrin e Ismail Kadaresë, si favoritin e madh për Çmimin Nobel të Letërsisë. Ndërsa, e dyta më e lakuara ishte shkrimtarja amerikane Joyce Carol Oates. Po ashtu, përmendej izraeliti David Grossman, emri i të cilit mund të ishte një formë indirekte homazhi ndaj Amos Ozit dhe Aharon Appelfeldit, eksponentë po ashtu të letërsisë izraelite, të dy të ndarë nga jeta së fundmi. Të gjithë mendonin se japonezi Murakami do ta humbiste tramvajin dhe ndoshta për modesti, askush nuk përmendi një autor francez… Nëse ia japin Kadaresë, atëherë do të jem i lumtur. Udhëtimi im në Shqipëri ishte i gjithë koreografi nga skenat e ‘Prillit të thyer’”, ka thënë ai. /Panorama/

Postime të ngjashme

Në Louvre kthehet parzmorja që ishte vjedhur gati 40 vjet më parë

S.B.

Shkodran Tolaj sjell projektin premierë “Nga Shkupi në Prekaz” për Epopenë e Adem Jasharit në 23 vjetorin e lavdishëm

S.B.

Holandë/ Mbrëmja poetike mbledh poetë shqiptarë dhe holandezë për 7-8 mars

S.B.

Ndahet nga jeta kompozitori i njohur Agim Krajka

S.B.

“Berlinale 2021” në modusin e pandemisë

S.B.

Gani Mehmetaj fiton çmimin ‘Kadare’ për vitin 2020

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...