Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Shkrimtari që refuzoi paratë e çmimit Nobel

Shkrimtari George Bernard Shaw më 18 nëntor të vitit 1926, refuzoi të pranojë paratë për Çmimin Nobel që kishte fituar.

Ai kishte thënë:

“Unë mund ta fal Alfred Nobelin për shpikjen e dinamitit, por vetëm një djalli në formë njeriu mund t’i kishte shkuar në mendje për të shpikur Çmimin Nobel”.

Çmimi Nobel u themelua në vitin 1895 nga kimisti suedez Alfred Nobel (1833- 1896), autor i rreth 350 shpikjeve, por më i famshëm për shpikjen e dinamitit. Në vitin 1888, Alfred Nobel u befasua kur lexoi nekrologjinë e vet me titull “Vdiq tregtari i vdekjes”, në një gazetë franceze.

Shkrimtari George Bernard Shaw

Në fakt kishte vdekur vëllai i tij, Ludvig, por Alfredi i pakënaqur me përmbajtjen e shkrimit dhe i shqetësuar se si do t’a kujtonin kur të vdiste, vendosi të ndryshonte testamentin.

Nobel ishte i interesuar personalisht për fiziologjine ose mjekësinë eksperimentale dhe në testament kërkoi që kur të vdiste, me pasurinë e tij të krijohej – krahas çmimeve për arritjet në Fizikë, Kimi, Letërsi dhe Paqe – edhe një çmim për Mjekësi. (Çmimi për Ekonomi u krijua vonë, më 1969, nga Akademia Suedeze e Shkencave për nder të Alfred Nobelit – dhe quhet Çmim Nobel, edhe sepse jepet në të njëjtën ditë me 5 çmimet e tjera Nobel).

Postime të ngjashme

“Muharrem Qena – Ëndërrimtari” me dritëhijet e artistit ikonik

Lea Muslija

Rachel Zegler do të luajë Borëbardhën në një “live-action” të Disneyt

Lea Muslija

Viti 1971 – një vit i jashtëzakonshëm për filmin

Dafina Vidishiqi

Gjermania nis hetimet ndaj Apple

Lea Muslija

Hapet edicioni i 42-të i festivalit “Vera e Shkupit”

Lea Muslija

Hapet edicioni i 42-të i festivalit “Vera e Shkupit”

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...