Agjencia Zhurnal.mk

Shkrimtarja Flutura Açka: Masat e marra nga Rama po më kujtojnë komunizmin

Shkrimtarja Flutura Açka ka kritikuar ashpër vendimet e qeverisë mbi masat ndëshkuese për qytetarët si dhe masat e ndërrmara deri më tani.

Përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” shkrimtarja u shpreh se gjuha e “luftës” vetëm sa i tmerron njerëzit.

“Duhet të kuptojmë mirë mënyrën si transmetohet mesazhi. Kur thua luftë është luftë e mirëfilltë. Me ushtarë, gjoba, masa ndëshkuese dhe tmerrojnë njerëzit me 15 vite burg, kur kriminelin se kanë futur në burg. 

Më duket kaq hipokrite kjo gjuhë. Janë të njëjtët personazhe që nxjerrin citate fetare nga kurani, bibla dhe janë këta njerëz që marrin këto masa. 

Ti thua që jetën ta merr Zoti dhe nga ana tjetër, jetën ta mbroj unë, kjo është hipokrite, fshihen pas covid-it me masat që kanë marrë. 

Parlamenti nuk u kujtua një muaj e gjysmë të mblidhet dhe asnjë vizitë qytetarëve me maska. Këta deputetë më duken shumë hipokritë dhe nuk shkojnë te qytetarët e tyre”, u shpreh shkrimtarja.

Flutura Açka bëri gjithashtu një paralelizëm mes masave të marra në Holandë dhe atyre në Shqipëri, ku këto të fundit i quajti absurd duke e krahasuar situatën e ditëve të fundit të njejtë me periudhën e komunizmit.

“Funksionon transporti dhe ka një lloj normaliteti. Ka më pak njerëz por funksionojnë trenat, metrotë. 

Shkollat nuk funksionojnë deri në fund të verës. Kushti i parë është lëvizja për relaksi fizike dhe daljet janë me njerëz të ndërgjegjësuar. 

Masat janë të domosdoshme dhe është obligim i çdo shteti dhe qeverie. Nuk ka keqkuptim për këtë. Nuk rrinë në logjikën time që gjatë javës lëviz dhe në fundjavë 3 ditë nuk lëviz. 

Ka absurditete që nuk i kuptoj dot. Më kujton komunizmin që duhet me marr një orë leje, për të blerë qumësht dhe bukë,”-tha ajo.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...